Shkon në 18 numri i viktimave nga përplasja e avionit në Indi, 16 të tjerë në gjendje kritike

Shkon në 18 numri i viktimave nga përplasja e avionit në Indi, 16 të tjerë në gjendje kritike

KOZHIKODE, Indi- Numri i vdekjeve nga aksidenti në Indi ka shkuar në 18 persona, ndërkohë që 16 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Punëtorët e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit nga përplasja e aeroplanit ditën e djeshme.  

Avioni Air India Express, i cili po riatdhesonte indianët e bllokuar në Dubai për shkak të pandemisë së koronavirusit, është aksidentuar gjatë uljes në pistë, ndërkohë që po binte një shi i fortë. Ky është aksidenti më i keq i avionëve të pasagjerëve në Indi që nga viti 2010.

Avioni kishte 190 pasagjerë dhe ekuipazh. Fatkeqësisht piloti dhe ndihmës-piloti mbetën të vrarë në aksident.

"Të gjithë pasagjerët janë pranuar në spitale të ndryshme, por ata gjithashtu janë duke u testuar edhe për COVID-19", shkruan Reuters.

Në vitin 2010, një tjetër fluturim i Air India Express nga Dubai u rrëzua gjatë uljes në pistë duke u përplasur me një kodër, ku si pasojë humbën jetën 150 persona.

Sipas raportimeve nga zyrtarë, autoritetet arritën të shpëtonin pjesën më të madhe të pasagjerëve për shkak se nuk ra zjarr pas përplasjes.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të përplasjes së avionit në pistë.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 08/08/2020 13:31

    Kujdes sidomoos ne Himare duan te pasurohen me 2 muaj. Tregetaret pergitojn kur Cmimi eshte 500 ta faturon 700 se keshtu eshte regjistruar ne kase thote shitesi hajdut fare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë