11 viktima me koronavirus, 223 të prekur (11 raste sot) 79-vjeçari po përmirësohej nga COVID-19, por pësoi infarkt! 44 të shëruar (VIDEO)

TIRANË- Rëndohet bilanci i viktimave me koronavirus në Shqipëri duke shkuar në total në 11, teksa gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv me COVID-19 11 raste të reja (gjithsej 223 të infektuar). Mëngjesin e sotëm ka humbur jetën një 79-vjeçar nga Tirana, me inicialet B.H., i cili ishte shtruar në spitalin Infektiv prej 18 ditësh. Referuar burimeve zyrtare, gjendja e tij shëndetësore ka pasur përmirësime, por ndërroi jetë si pasojë e një infarkti kardiak. 

"Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një pacient 79-vjeçar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19. 79-vjeçari me inicialet B.H. ishte prej 18 ditësh i shtruar në spitalin infektiv. I moshuari ishte përmirësuar ditët e fundit por ndërroi jetë nga një infarkt kardiak. 79-vjeçari është viktima e 11 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit", njofton Ministria. 

Një lajm jo i mirë vjen edhe nga Spitali Infektiv ku ndodhen të shtruar 74 pacientë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 7 prej pacientëve janë në terapi intensive, nga të cilët 4 janë të intubuar. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 124 raste, ndjekur nga Fier, Shkodra, Tropoja dhe Korça. Edhe bluzat e bardha nuk kanë mbetur të paprekur nga ky virus, ku nga 223 të infektuar 32 mjekë dhe infermierë kanë rezultuar pozitiv, teksa 8 prej tyre ia kanë dalë ta fitojnë këtë betejë.

Harta e qyteteve të prekura me koronavirus, përgatitur nga Report Tv

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive
- Tiranë 124 raste
- Durrës 14 raste
- Lushnje 4 raste
- Elbasan 5 raste
- Fier 23 raste
- Kavajë  4 raste
- Rrogozhinë  2 raste
- Korçë 14 raste
- Vlorë 5 raste
- Shkodër  7 raste
- Lezhë 5 raste
- Berat 1 rast
- Has  2 raste
- Krujë 5 raste
-Tropojë  4 raste
- Pukë 3 raste
- Mirditë 1 rast

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:29
Kushërirë me dy rastet e para, preket me koronavirus e moshuara në Tropojë

Një pensioniste në Tropojë, rreth moshën 75-vjeçare është konfirmuar pozitiv me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Mësohet se e moshuara është rast kontakti me të konfirmuara më herët me koronavirus.

Ora 12:36
Dy të moshuar, të prekur me COVID-19 në Korçë! Historia e tyre

Një çift të moshuarish janë dy rastet e reja të konfirmuar me koronavirus në qytetin e Korçës. Sipas burimeve nuk janë kontakte të rasteve që kanë rezultuar më herët pozitiv dhe as nuk kanë pasur një histori udhëtimi në zonat e kuqe, për këtë arsye po zhvillohet një hetim epidemiologjik. Gruaja është duke u trajtuar në shtëpi, e ndërsa bashkëshorti i saj është nisur drejt Tiranës.

Ora 12:13
Ministria e Shëndetësisë: 4 fëmijët e prekur me koronavirus janë në gjendje të mirë

Katër fëmijët e prekur me koronavirus janë në gjendje të mirë shëndetësore. Një lajm i tillë është konfirmuar nga ministria e Shëndetësisë. "Fëmijët janë më pak të prekurit, paraqesin simptoma në format më të lehta. Gjendja e tyre është e mirë deri në këto momente që flasim", tha Fico.

Ora 12:05
Ç'duhet të bëjnë prekurit me COVID-19 me shtëpi të vogël dhe e kanë të pamundur izolimin në dhomë më vete nga familja (VIDEO)

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë disa këshilla drejtuar atyre familjarëve që shfaqin simptomat të koronavirusit, por e kanë të pamundur që të qëndrojnë të izoluar në dhoma të veçanta për shkak se hapësira e shtëpisë nuk ua mundëson. Në raste të tilla, drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico thotë se pjesëtarët duhet të mbajnë maskë në shtëpi, të tregojnë kujdes për higjienën, por edhe të respektojnë distancimin social, që do të thotë hapësirën minimumi prej 1 metër.

"Jo gjithkush ka mundësi që të ketë një dhomë të veçantë në familje. Ajo për të cilin njerëzit e vetëkarantinuar janë infektuar është mbajtja e maskës, distancomi, larja e duarve dhe komunikimi i vazhdueshëm me mjekun e familjes dhe epidemiologun", tha Fico.

Ora 11:59
32 mjekë dhe infermierë të infektuar me koronavirus në Shqipëri, 8 janë shëruar

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga 223 të infektuar në Shqipëri me koronavirus, 32 prej tyre janë mjekë dhe infermierë. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Albana Fico kanë bërë me dije se 8 prej tyre janë shëruar.

"32 mjekë dhe infermierë që kanë rezultuar pozitiv, 8 janë shëruar", bën me dije Fico.

Ora 11:51
Dy raste të reja në Vaun e Dejës, familjarë të 35-vjeçarit të konfirmuar me pozitiv

Dy rastet e reja të konfirmuara me koronavirus në Shkodër janë familjarë të të riut 35-vjeçar në Vaun e Dejës, pronar i një lokali në qendër të qytetit. Ato janë familjarë të tij, të cilët pas analizave të bëra kanë rezultuar pozitiv.

Ora 11:50
Dy rastet e reja në Durrës/ 77-vjeçari mendohet se u infektua nga djali dhe nusja që punon në Call Cente

Durrësi ka regjistruar dy raste të reja me koronavirus. Bëhet fjalë për dy qytetarë, respektivisht 71 dhe 77 vjeç. Sa i përket 71-vjeçarit, mendohet se janë infektuar nga djali dhe nusja e tij, të cilit punonin në një Call Centre për shkak se kanë pasur temperaturë. Ato i janë nënshtruar analizave.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • albert: 30/03/2020 11:33

    Ju lutemi beni publike aktet ligjore ku jane te parashikuara sakte kufizimet orare te levizjes se njerezve se ka nje kakofoni urdhrash verbal e televiziv, por nuk del gje e shkruar ne akte ligjore. Kjo te behet me qellim qe njerexit ta dine se kur duhet te dalin ne kembe , ne cilen ore, per cfare qellimi ose te dine qe nuk duhet te dalin fare. dalja e kryeministrit ne tv nuk eshte akt ligjor

    Përgjigju
    • Berti: 30/03/2020 11:52

      Po ca aktesh ligjore ketu eshte bere shtet policie.Behet ca mendon polici injorant se duhet bere.Kta po kufizojne te drejta kushtetuse me postime ne facebook.

  • Maksim Abazaj: 30/03/2020 11:31

    Këta që votojnë jo a e marrin mundimin të paktën të mendojnë si do ja bëjnë ata pensionistë që janë vetëm????Se për të ndihmuar ndonjë as që ju shkon ndërmend që kur votojnë jo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës