259 të infektuar me COVID-19(16 raste sot)! 50 vjeç mosha mesatare e të prekurve, 66 e viktimave! Shërohet pacienti i parë në Korçë (VIDEO)

TIRANË- 16 raste të reja janë konfirmuar me COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit, nga 152 teste të kryera, duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 259. Mosha mesatare e të prekurve në vendin tonë është 50-vjeç e ndërsa e viktimave 66-vjeç, një panorame e ndryshme krahasuar me vendet e tjera në botë, ku vetëm në Itali mosha mesatare është 79-vjeç.

Dy pacientë të rinj janë shtruar në spitalin Infektiv në QSUT përgjatë këtyre 24 orëve. Në total janë 79 pacientë të shtruar nga 120 shtretër të vënë në dispozicion. Në buletinin ditor, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 7 prej pacientëve të shtruar në Infektiv janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi 1 pacient të shtruar. 

Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 15 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 67.

Ajo që ia vlen të theksohet është se nuk ka qytete të reja të prekura, por harta vijon të Tiranë, Durrës, Kavajë dhe Korçë. Nga 16 rastet e reja, 11 regjistruar në Tiranë, qyteti më i prekur nga Koronavirusit, ku dhe u konfirmuar dhe pacienti 'zero', 3 në qytetin e Durrësit, 1 në qytetin e Korçës dhe 1 tjetër në Kavajë.

Harta e qyteteve të prekura me koronavirus, përgatitur nga Report Tv
 

Renditja e qyteteve më të prekura me COVID-19 në Shqipëri
Tiranë  140 raste
Durrës 29 raste
Fier 23 raste
Korçë 16 raste
Shkodër 8 raste
Elbasan 5 raste
Krujë 5 raste
Vlorë 5 raste
Lezhë 5 raste
Kavajë 5 raste
Tropojë 4 raste
Lushnje 4 raste
Pukë 3 raste
Rrogozhinë 2 raste
Has 2 raste
Mirditë 2 raste
Has 2 raste
Berat 1 rast

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:49
Shërohet pacienti i parë në Korçë, 32-vjeçari lë Infektivin

Në Korçë, ku deri ditën e sotme rezultojnw16 të prekur nga COVID-19, është shënuar edhe i shëruari i parë. Pacienti 32-vjeçar ka lënë Spitalin Infektiv duke fituar betejën e tij.

Pas dy testeve ai ka rezultuar negativ me COVID-1 dhe është lënë i lirë të kthehet në shtëpinë e tij, ku do të qëndrojë sërish për 14 ditë i izoluar deri në nisjen e jetës së tij normale si të qytetarët e tjerë.

32-vjecari nga qyteti juglindor po trajtohej në Spitalin Infektiv, ndërsa lajmin e mirë e ndau doktori i Spitali Korçë, Litjan Broka.

Ora 12:38
65-vjeçari në Kavajë rasti i ri me COVID-19, nesër u merret tamponi familjarëve

Koronavirusi ka "fituar terren" në qytetin e Kavajës , ku ditën e sotme është regjistruar një rast i ri. Bëhet fjalë për një 65-vjeçar me inicialet A.K. nga fshati Gosë, jo me një histori udhëtimi nga zonat e kuqe. Mësohet se ditën e nesërme do i merret tamponi familjarëve të tij.

Ora 12:35
3 raste të reja në Durrës/ Një çift bashkëshortësh dhe një person kontakti

Në Durrës kanë rezultuar 3 të infektuar të rinj. Bëhet fjalë për një çift të moshuarish të cilët kanë pasur kontakte me jashtë. Është vatër e re, për të cilët po zhvillohet një hetim epidemiologjik. Ndërsa Rasti i tretë është person kontakti me 77-vjeçarin e konfirmuar më herët, më konkretisht bashkëshortja e tij.

Ora 12:22
Vaksina e tuberkulozit shëron COVID-19? Bino: S'ka asgjë përfundimtare, po kryhen studime

Përfaqësuesja e ISHP-së, Silva Bino  ka kthyer edhe përgjigje sa i përket vaksinës së turbekulozit, që flitet që shëron koronavirusin. Ajo bën me dije se deri më tani është në fazën e hipotezave dhe hamendësimeve, pasi nuk ka asgjë konkrete.

"Kjo është një hipotezë dhe ka disa studime që po kryhen, hipotezë e ngritur shumë vite më para, është pretenduar që vaksina e tuberkulozit nxit një lloj imuniteti, kryesisht me ata që quhen makrofagë, që mendohen se mund të kenë një lloj imuniteti të trajnuar dhe po kryen studime. Ne duhet të presim studime dhe nuk duhet të mbështetemi në hamendësime, dhe të vazhdojmë të zbatojmë këto masa që kemi aktualisht", tha Bino.

Ora 12:13
Bino: Të gjithë kontaktet me mjekun Kraja janë testuar, kanë dalë negativ!

1585733844_silva7.jpg

Të gjithë personat që kanë pasur kontakte me mjekun Dhimitër Kraja, i konfirmuar me COVID-19, i janë nënshtruar testit dhe sipas përfaqësueses së ISHP-së, Silva Bono, kanë rezultuar negativ.

"Të gjithë personat që kanë pasur kontakte kanë rezultuar negativ", tha Bino.

Ora 12:11
Bino: Nuk është infektuar me COVID-19 zv. drejtoresha e QSUT-së! Mos u merrni me emra të përveçëm (VIDEO)

Ministria e shëndetësisë ka hedhur poshtë dyshimet e Danjela Nika, zv. Drejtoresha e QSUT është infektuar në COVID-19. Silva Bino, nga Instituti i Shëndetit Publik ka bërë me dije se Nika gëzon shëndet të plotë dhe është në krye të detyrës.

"Ajo gëzon shëndet të plot dhe do doja shumë që të merreshim me emra të përveçëm, të përfundojë e gjithë kjo gjë e marrjes së emrave të përveçëm për cdo person që është publik dhe drejton dhe menaxhon këtë situatë. Natyrisht mund të kemi emra, por nuk duhet identifikuar. Gëzon shëndet të plot dhe është në krye të detyrë", tha Bino.

Sa i përket gjendjes shëndetësore të shefit të laboratorit të mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi, Bino tha se gjendja e tij është e mirë dhe situata po ndiqet në vazhdim.  Më herët është konfirmuar pozitiv me COVID-19, shefi i Urgjencës, Skënder Brataj dhe Mirela Cami, Drejtoresha e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, për të cilët Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar më herët se janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë vetëizoluar në shtëpi.

Ora 11:39
Ministria e Shëndetësisë: Mosha mesatare e viktimave 66-vjeç, e të prekurve 50-vjeç

1585733455_silva1.jpg

Ministria e Shëndetësisë, në komunikimin e përditshëm për mediat ka bërë me dije se mosha mesatare e të prekurve me COVID-19 është 50-vjeç, ndërsa e viktima 66-vjeç, moshë kjo e cila është e ulët krahasuar me vendet e tjera që shkon në 70-80 vjeç.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Dhimbje koke' për trajnerët, UEFA gati t'i vijë në ndihmë Sylvinhos për Europianin 2024

'Dhimbje koke' për trajnerët, UEFA gati t'i vijë në ndihmë Sylvinhos për Europianin 2024