17 viktima nga COVID-19/ 27 raste të reja sot (304 në total)! Te 'Shefqet Ndroqi' do trajtohen të sëmurët rëndë

TIRANË- Në 24 orët e fundit janë testuar 112  persona, nga të cilët janë konfirmuar pozitiv  27 raste të reja duke çuar në total numrin e të prekurve me koronavirus në 304. Ditën e sotme ka ndërruar jetë një pacient 75-vjeçar, duke çuar në 17 numrin e viktimave. Pacienti ka mbërritur sot në spital në gjendje të rëndë, teksa ministria e Shëndetësisë bën me dije vuante nga post-hemorragjia cerebrale, diabeti dhe hipertensioni e për pasojë gjendja e tij shëndetësore është rënduar në mënyrë të menjëhershme.

Ndërkohë, në qytetin e Shkodrës ka pasur një dyfishim të rasteve brenda 24 orëve, ku bëhet fjalë për dy rrethe familjare, mes të cilëve është edhe një fëmijë 13-vjeç. Për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë në komunikimin e sotëm, ka vënë theksi tek distancimi social edhe mes familjarëve, duke shmangur vizitat dhe kontaktet e afërta, për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Sikurse është raportuar më herët, në spitalin COVID/2 "Shefqet Ndroqi" janë transportuar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm 3 pacientë, (4 në total) 2 prej të cilëve në gjendje të rënduar (të intubuar).  Ky spital do të shërbejë për trajtimin e të sëmurëve me COVID-19 që janë në gjendje të rëndë. Nga ana tjetër, te spitali Infektiv janë të shtruar 73 të shtruar, 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 nga këta janë të intubuar. Mosha mesatare të të infektuarve nuk ka pësuar ndryshme, që do të thotë vijon të jetë 50-vjeç. E ndërsa nuk ka pasur ndryshime as harta e qyteteve të prekura, vetëm është zgjeruar në Tiranë, Durrës, Fier, Kavajë, Lezhë, Mirditë dhe Shkodër me raste të reja.

Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit 13 pacientë që kanë fituar betejën me COVID-18, duke e çuar numrin e të shëruarve në 89. 

Harta e qyteteve të prekura me koronavirus, përgatitur nga Report Tv

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive
Tiranë 146 raste
Durrës 32 raste
Fier 25 raste
Shkodër 22 raste
Korçë 16 raste
Lezhë 11 raste
Elbasan 8 raste
Kavajë 8 raste
Has 8 raste
Vlorë 5 raste
Krujë 5 raste
Lushnje 4 raste
Tropojë 4 raste
Pukë 4 raste
Mirditë  3 raste
Rrogozhinë 2 raste
Berat 1 rast

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:35
Lajm i mirë edhe për Tropojën, shërohen dy të infektuar me koronavirus

Kryebashkiaku Rexh Byberi shkruan se dy nga të infektuarit nga Tropoja kanë lënë spitalin Infektiv në Tiranë, pasi janë shëruar nga koronavirusi. "Lajm i shumëpritur. Sapo u informova nga autoritetet mjekësore se sot kane lene spitalin infektiv ne Tirane dy te diagnostifikuarit e pare nga Tropoja si te infektuar me Covid-19. Te dy pacientet tashme jane te sheruar dhe do t'ju nenshtrohen rregullave formale 2 javore te karantines.

Nje lajm i tille eshte i gezueshem per te gjithe ne por dhe nje kujtese qe te zbatojme me rigorozitet rregullat dhe normat e kujdesit shendetesor te sanksionuara nga autoritetet. Nje mirenjohje te veçante per bluzat e bardha te qytetit tone dhe te Spitalit infektiv Tirane per punen profesionale dhe perkushtimin human qe po tregojne. Ky rast e shume te tjera ndjellin shpresen e madhe se me kujdes e rregull,me durim e sakrifice ne Dojadalim" shkruan ai.

Ora 15:42
Ndërron jetë një pacient 75-vjeçar tek Infektivi, shkon në 17 numri i viktimave me COVID-19

Në spitalin infektiv ka ndërruar jetë një pacient 75-vjeçar. Pacienti ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë, teksa vuante nga post-hemorragjia cerebrale, diabeti dhe hipertensioni, njofton ministia e Shëndetësisë. Pacienti me inicialet A.C., ishte testuar dhe kishte rezultuar pozitiv me Covid19, ndërkohë që, gjendja e tij shëndetësore është rënduar në mënyrë të menjëhershme.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv për ta asistuar në kohë rekord, pacienti nuk ia ka dalë të mbijetojë.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe u bën edhe një herë thirrje qytetarëve, që të zbatojnë në mënyrë rigoroze masat e distancimit social dhe të izolimit, të cilat janë të domosdoshme për frenimin e përhapjes së COVID-19", shkruan ministria.

Ora 14:59
Manastirliu: Shërohen edhe 2 infermierë të prekur nga COVID-19

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë se janë shëruar 2 infermierë të prekur nga COVID-19, pas testit konfirmues.

Në total deri tani janë shëruar 15 personel shëndetësor.

Ora 13:56
Durrësi me vatër të re të infektuarish/ Të prekur një çift i ri në moshë

Në qytetin e Durrësit, 2 rastet e reja janë një çift relativish të rinj në moshë. Bëhet fjalë për një vatër të re, e cila nuk ka lidhje me rastet e mëparshme. Mësohet se gjendja e tyre shëndetësore nuk paraqitet e rëndë.

Ora 13:50
Infektimi i punonjëses së bankës në Elbasan/ U bëhet tamponi të gjithë personelit, rezultojnë negativ

Foto ilustruese

Të gjithë punonjësit e një banke të nivelit të dy në qytetin e Elbasanit, kanë dalë negativë. 22 punonjësve u mor tamponi, pasi disa ditë më parë u konfirmuar që një prej tyre ishte infektuar në COVID-19. Fatmirësisht pas analizave të bëra, nuk ka rezultuar që kjo punonjëse të ketë infektuar kolegët e tjerë.

Ora 13:46
Dy raste të reja në Kavajë/ Infektohet gruaja dhe djali i 60-vjeçarit të konfirmuar më herët pozitiv me COVID-19

Dy rastet e reja në qytetin e Kavajës janë familjarë të 60-vjeçari me inicialet B.T. Bëhet fjalë për bashkëshorten dhe një nga djemtë e tij.

Ora 13:29
Rakacolli: Te 'Shefqet Ndroqi' 4 pacientë të shtruar, 9 respirator në dispozicion

Në spitalin ' Shefqet Ndroqi" do të dërgohen pacientë që kanë edhe infeksione të rënda respiratore. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht janë të shtruar 4 pacientë, e ndërsa në dispozicion janë 9 repisrator, teksa pritet të vijnë të tjerë.

"Pacientët që janë të prekur me COVID-9 janë pacientë që kanë edhe infeksione të rënda respiratore dhe për një kujdes më të mirë dhe do të trajtohen në "Shefqet Ndroqi". Në 9 respirator dhe 4 pacientë", tha Rakacolli.

Ora 13:26
MSH: Fëmijët e prekur nga COVID-19 në Tiranë, Durrës, Shkodër, Has dhe Krujë! Mosha mesatare 8-vjeç (VIDEO)

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të fëmijëve të prekur me COVID-19. Bëhet fjalë për 9 fëmijë të prekur me koronavirus në qytetet  Tiranë, Durrës, Shkodër , Has dhe Krujë, të cilët kanë qenë persona kontakti me familjarët e tyre. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

"Fëmijët e prekur nga koronavirusi janë nga qytetet Tiranë, Durrës, Shkodër , Has dhe Krujë. Mosha mesatare është 8 vjeç. E kanë marrë nga të afërmit e tyre të tyre të prekur me COVID-19, por që fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe asnjëri nuk është shtruar në spital", njofton zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Ora 13:15
5 raste të reja në Lezhë! Në Mirditë infektohet roja e Ujësjellësit (VIDEO)

Në qytetin e Lezhës janë konfirmuar 5 raste të reja dhe janë person kontakti, të afërm me gruan e cila rezultoi pozitive ditën e djeshme. 4 persona janë të afërm të një paciente të ortopedisë, e cila kishte ardhur nga zonat e kuqe.  Ndërkohë rasti tjetër është i veçuar i një gruaje 55-vjeçare, ku nuk dihet ende rruga si janë infektuar.

Gjithashtu në qytetin e Mirditës ka shkruar një 3 numri i të infektuarve. Një është rast i ri dhe bëhet fjalë për rojën e Ujësjellësit të Mirditës. Nuk dihet se si mund të jetë infektuar. Gjendja e tyre shëndetësisë, siç raporton gazetari Julian Hila, është e mirë.

Ora 12:20
12 raste të reja në Shkodër me COVID-19/ Të prekur dy familje, u infektuan në varrim dhe gjatë vizitave familjare (VIDEO)

Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja ka dhënë detaje lidhur me 12 rastet e reja të regjistruar brenda 24 orëve të fundit në Shkodër. bëhet fjalë për dy rrethe familjarë. Rasti i parë është në Kiras, ku dyshimet janë se janë infektuar gjatë një ceremonie mortore, ku pavarësisht situatës së krijuar nga koronavirusi, nuk është marrë asnjë masë nga ana e familjarëve.

Ndërkohë rasti i dytë është në lagjen e Dobraçit. Ditën e djeshme është infektuar një person në moshën 55-vjeç e ndërsa janë infektuar dhe familjarë të tij. Edhe në këtë lagje, mendohet se përhapja ka ndodhur gjatë vizitave familjare që kanë pasur për një të sëmurë. Gazetari raporton se në shtëpi për të vizituar të moshuarin kanë qenë mbi 20 persona.

Në total në qytetin ë Shkodrës janë konfimuar 22 raste dhe renditet e katërta, pas Tiranës, Durrësit dhe Fierit.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Suela: 04/04/2020 12:12

    Pyesni Gjermanine se atje dicka nuk shkon ka shume pak vdekje dhe gati 100 mije te infektuar .Atje po mbahet dicka e fshehte sepse dhe popullata leviz lirshem .Ata ose kan ilacin ose genjejne europen me shifra gjasme jane te fuqishem ose jane pjese e komplotit shfarros me korona bli ekonomine e te tjereve neser.Ato historite me shume tampon nuk po argumentojne vdekjet ne Gjermani.Gjithe bota dhe europa po flasin te habitur mbi misterin gjerman

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët