4.2 kg heroinë në Elbasan/ Shkon në 6 numri i të arrestuarve, kapet furnizuesi...operacioni vijon (EMRI)

ELBASAN- Ka shkuar në 6 numri i personave të arrestuar për 4.2 kg heroinë e cila u sekuestrua ditën e djeshme. Në pranga ka rënë një 36-vjeçar banues në fshatin Hasmashaj, Peqin, i cili në këtë grup kishte si detyrë furnizimin me drogë. 36-vjeçari i arrestuar është identifikuar si Gazmir Harremi. 

Referuar burimeve zyrtare, mësohet se Harremi kishte furnizuar me drogë Gëzim Ballën, shoferin e furgonit që u arrestua një ditë më parë. Në kuadër të këtij operacioni të koduar 'Kështjella' mësohet se janë sekuestruar, përveç sasisë së heroinës, dhe 1039.5 gramë  kanabis dhe 4 aparate celular. Operacioni vijon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Ditën e djeshme ranë në pranga Haziz Musai, Xhulio Musai, Danjel Xhelilaj, Gëzim Balla dhe Endri Karaj, teksa nuk dihet ende nuk dihet roli dhe pozicioni i tyre. Referuar po të njëjtave burime, droga kishte destinacion final Greqinë, por qyteti i Elbasanit shërbente si vendi ku bëheshin pazaret.

Furgoni në të cilin ishte fshehur droga

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Atalanta shkërmoq 4-1 Fiorentinën dhe gjen Juventusin në finalen e Kupës së Italisë! Gjimshiti më i miri në fushë

GOLAT/ Atalanta shkërmoq 4-1 Fiorentinën dhe gjen Juventusin në finalen e Kupës së Italisë! Gjimshiti më i miri në fushë