10 viktima me COVID-19 në Shqipëri, 197 të infektuar (11 raste të reja sot) 4 në gjendje të rëndë! 33 të shëruar /Video

TIRANË - 11 raste të reja janë identifikuar me COVID-19, nga 79 teste të kryera në 24 orët e fundit, duke e çuar në 197 numrin e të infektuarve në të gjithë Shqipërinë. Fatkeqësisht numri i viktimave ka shkuar në 10, ku vetëm 12 orët e fundit humbën jetën dy pacientë të shtruar në spitalin infektiv që ndodheshin prej disa ditësh në gjendje të rëndë në terapi intensive. Një 67-vjeçar nga Tirana dhe një 72-vjeçare nga Vlora,

74 të infektuar janë të shtruar tek Spitali Infektiv, 4 në gjendje kritike për jetën në shërbimin e kujdesit intensiv, ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Në total janë kryer 1325 teste, ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 33, mes të cilëve 6 punonjës të personelit mjekësor.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive:

- Tiranë           113 raste
- Durrës           11 raste
- Lushnje         4 raste
- Elbasan         5 raste
- Rrogozhinë    2 raste
- Fier                21 raste
- Kavajë           4 raste
- Korçë            12 raste
- Vlorë             5 raste
- Shkodër        4 raste
- Lezhë            4 rast
- Berat             1 rast
- Has               2 raste
- Krujë             3 rast
-Tropojë          3 raste
- Pukë             3 raste

1585393259_tabela.jpg

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:07
Shkon në tre numri i të prekurve në Krujë, dy rastet e sotme kanë lidhje me 70-vjeçarin e shtruar te infektivi

Të premten u konfirmua rasti i parë me koronavirus në qytetin e Krujës ku një 70-vjeçar me inicialet I.D rezultoi pozitiv. Sot ndërkohë Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dy raste të tjera me COVID-19 në Krujë, të cilët sipas burimeve janë pjestarë të familjes së 70-vjeçarit që ndodhet në spitalin infektiv. Sakaq dy rastet e reja të ditës së sotme janë të izoluar në shtëpitë e tyre.

Ora 12:41
Dy laboratorë të tjerë në QSUT dhe tek Sanatoriumi për analizën COVID - Ende pa vendim për spitalet private

Dokroreshë Silva Bino tha se përveç laboratorit në Institutin e Shëndetit Publik, do të shihet mundësia edhe për dy laboratorë të tjerë në QSUT dhe tek "Shefqet Ndroqi" (Spitali i Sanatoriumit) për të bërë analizat që identifikojnë COVID-19. Ajo nuk dha një përgjigje se sa është kostoja e testimit. Ndërkohë Silva Bino tha se ende nuk ka një vendim nëse edhe spitalet private do të bëhen pjesë e këtij shërbimi.

A është licencuar sipas ligjit laborator tjetër përvec në ISHP për të kryer analiza për COVID-19? Sa është kostoja e tekstimti, dhe a munden spitalet jo publike të ofrojnë testime kundrejt pagesës?

Silva Bino: Në bazë të ligjit ISHP ka laboratorin e referencës në lidhje me testimin për sëmundjet infektive, është i vetmi laborator që ka bërë kontrollin e cilësisë sipas të gjitha rekomandimeve dhe është i licencuar.

Në lidhje me laboratorë të tjerë publik jemi duke vlerësuar kapacitetet dhe natyrisht në bazë të një protokolli aftësitë e testimit në QSUT dhe më pas tek "Shefqet Ndroqi", në mënyrë që dy laboratorë të tjerë t'i nënshtrohen testimit të certifikuar. 

Në varësi të vlerësimit të metodave të reja të testimit do të shikojmë edhe mundësinë e testimeve të tjera në vende të tjera, pra laboratorë që janë publik. Por kjo do të kryhet në varësi të metodikave të testimit në mënyrë që qytetarëve t'i ofrojmë teste për të cilat ne nuk themi që është negativ dhe mund të dalë negativ, që kjo gjë të jetë e vlerësuar siç duhet. Natyrisht, gjykimi klinik i mjekut është një element i rëndësishëm. 

Përsa i përket spitaleve jo publike ende nuk ka një vendim. Komiteti është duke e vlerësuar mënyrën se si do të operojnë këto spitale dhe si do ta ofrojnë këtë testim nëse do të munden mbas procesit të verifikimit dhe vlerësimit. 

Cilët janë protokollet e mjekimit që trajtojnë COVID-19 ne spitalin infektiv?
Silva Bino: Spitali Infektiv ka përgatitur protokolle të caktuara të trajtimit bazuar në rekomandimet ndërkombëtare dhe ato të OBSH dhe është duke i zbatuar ato për pacientët që janë të shtruar atje.

Përsa i takon testimeve vihet re një numër i ulet, si është e vërteta?
Silva Bino: Kryhen testime gjatë gjurmimit të kontakte dhe testime në lidhje me survejancën, pra për rastet që plotësojnë përkufizimin e rastit. Në përgjithësi ne jemi përpjekur  te ndjekim përkufizimin e rastit, pra për cdo rast të dyshuar të kemi mundësi të ofrojmë testime sidomos për personelin shëndetësor sepse ai është vija e pare. Për personat që kanë sëmundje kronike, pra kemi bërë edhe një përzgjedhje ne lidhje me këtë, dhe për personat e mundshëm, pra personat që janë kontakte të një personi të konfirmuar me COVID-19. Dua të theksoj që kjo është taktika që po ndjekim dhe që ndiqet në shumë vende të botës. Përveç testimi rëndësi kanë veprimet që ndërmarrim, sepse nuk është e thënë që unë të testohem të dal negativ por kam një lidhje pra jam një rast i mundshëm që kam kontakt të ngushtë me një rast pozitiv dhe të mos ndërmerret asnjë hap. Përkundrazi ne rekomandojmë izolimin dhe karantinën, pra rekomandojmë karantinë në këto persona. Pra ka rëndësi më të madhe veprimi që do të ndërmarrim në lidhje me testimin, pra testimi në vetvete është një mjet që duhet të na ndihmojë në izolimin dhe karantinimin pra nuk duhet parë testimi në mënyrë të veçuar.

Ora 12:39
Drejtoresha e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor pozitive me COVID-19

Mirela Cami Drejtoresha e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ka rezultuar pozitive me COVID-19. Ajo është vetëizoluar dhe po punon nga shtëpia, bëri të ditur doktoreshë Silva Bino.

"Drejtoresha e Operatorit është me COVID-19. Nuk ka asgjë, COVID-19 është një sëmundje infektive të gjithë mund të kemi kontakte mund t ë infektohemi. E rëndësishme është të vetëizolohemi. Ajo gjendet duke punuar nga shtëpia dhe është e vetizoluar", tha Bino. 

Ora 11:17
'Frikë nuk kam, ajo ishte me tumor.' Banorët pranë 72-vjeçares që ndërroi jetë dje në Vlorë: Burrin nuk e kemi parë që prej 8 marsit

Të mërkurën në mbrëmje fatkeqësisht një 72-vjeçare nga Vlora ndërroi jetë në spitalin infektiv ku ishte e shtruar prej katër ditësh. Gjendja e gruas që jetonte në fshatin Poro dy ditët e fundit u përkeqësua shumë, duke e çuar në nëntë numrin e viktimave nga ky virus i tmerrshëm. Siç bëhet me dije ajo vuante edhe nga sëmundje të tjera, ndërsa pak kohë më parë kishte ardhur nga Italia.

Në fshatin pranë saj një qytetar shprehet se e njihte pak, por pavarësisht se 72-vjeçarja ka ndërruar jetë ai thotë se nuk ka frikë nga COVID-19:

Qytetari: "Pak e njihja. Çfarë të themi ne, ajo ka jetuar në Itali. këtu vinte radhë rrinte 10-15 ditë dhe ikte prap. Nuk është se kemi frikë nga koronavirusi, por ruhemi. Rrimë brenda, pasi dizinfektim nuk ka patur, por izolohemi vetë. Dalim bëjmë ndonjë furnizim dhe kthehemi prapë."

Në lagjen ku e ndiera jetonte e kishin dizinfektuar, domethënëse pasi kishte ndërruar jetë. Bashkëshortin e saj e njihja se është nga fshati jonë. Për herë të fundit e kam parë para 15 ditësh."

Sakaq një qytetare tjetër thotë se burrin e të ndjerës nuk e ka para prej 8 marsit:

Qyetarja: "Ndihemi pak të rrezikuar, unë jam vetëm fare. E di që personi në fjalë ka qenë e sëmurë, por nuk është këtej nga ne. Ka ardhur nga Fieri. Gjynah për te, por frikë nuk kam se ajo ishte e sëmurë, me tumor në veshka. Familjen e saj e njoh pasi burrin e saj e kemi tonën. Kjo paska qen e sëmurë kishte tension kishte probleme të tjera.

Burrin e saj nuk e kemi parë, që në momentin kur ka ardhur. Lagja e saj është disinfektuar, ndërsa e jona jo pasi jemi pak larg."]

Ora 10:22
Shkon në 10 numri i viktimave me COVID-19, 67-vjeçari me hipertension shuhet pas 4 ditësh në terapi intensive

Ka shkuar në 10 numri i personave të infektuar me koronavirus në Shqipëri që kanë humbur jetën.

Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë në Spitalin Infektiv një pacient 67-vjeçar nga Tirana, i cili ishte i sëmurë prej 10 ditësh dhe 4 ditët e fundit në terapi intensive në gjendje të rënduar, i intubuar. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, pacienti që vuante nga hipertensioni, nuk arriti të mbijetojë.

Mbrëmjen e djeshme ndërroi jetë një paciente 72-vjeçare nga Vlora, e shtruar prej 4 ditësh në spitalin infektiv dhe në dy ditët e fundit në terapi intensive në gjendje të rëndë.

"Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve dhe apelon qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social. Ministria e Shëndetësisë ju kërkon qytetarëve të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes dhe të mos shkojnë menjëherë në spital", apelon ministria.

Viktimat me koronavirus në Shqipëri
11 mars 
ndërroi jetë një 73-vjeçare nga Durrësi
18 mars ndërroi jetë një 66-vjeçar nga Lushnja
22 mars ndërroi jetë një 71-vjeçar nga Kuçova
23 mars ndërroi jetë një 43-vjeçar nga Kavaja
24 mars ndërroi jetë një 49-vjeçar nga Tirana
25 mars ndërroi jetë një 71-vjeçar nga Tirana
26 mars ndërroi jetë një 85-vjeçare nga Tirana
27 mars ndërroi jetë një 66-vjeçar nga Fieri
27 mars (e premte në mbrëmje) ndërroi jetë një 72-vjeçare nga Vlora
28 mars ndërroi jetë 6-7 vjeçari nga Tirana

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bela: 29/03/2020 22:56

    XXX. KA TE DREJTE keta nuk jane mjeke ,,jane kasape..//

    Përgjigju
  • pu,pu,cna gjeti..: 29/03/2020 22:55

    DO e nderpresin zhinxhirin thoni ,,,por zhinxhiri po na mbeshtillet rreth qafes,,,frike nuk kam ,,por me duket se jam d....re ne breke...

    Përgjigju
  • PËR MIUN E MUTIT: 28/03/2020 15:12

    A do më o mi wc ? ? ? ? ? ? ?

    Përgjigju
  • Miu mutit: 28/03/2020 15:12

    O miu i mutit dopjo idjot U KOMENTUA U KOMENTUA U KOMENTUA. E kur korona të mbaroi hajde ma ruaj o i mbaruar.

    Përgjigju
  • XXX: 28/03/2020 15:10

    O xxx ska ilaç që e shpëton ktë mut virusi kur si bën derman USA dashke ti ti bëj derman Shqipri mavria. Ti qënke komplet nga trut.

    Përgjigju
  • XXX: 28/03/2020 13:05

    Ktu tek ne mjeket nuk te sherojne. Kush sherohet vet ska nevoje per mjek. Ai qe eshte rende ai do mjek dhe aty duket sa pune po bejne mjeket tane. Ktyre po u vdesin te gjith ata qe bejne komplikacione. Me sa duket ne infektiv nuk japin asnje ilac vec serum e oksigjen, kush sherohet vet mire, ai qe vdes prap mire dhe mjeket bejne sehir.

    Përgjigju
  • ela: 28/03/2020 12:32

    o Zot u pakesofshin rastet ,mbroje kete popull ,mos shiko hajdutet ,politikanet dhe putanat ndihmo njerezit e thjeshte

    Përgjigju
  • Qytetari: 28/03/2020 11:55

    Vdekshmeria duket e larte... rreth 5%..... Te gjithe shume kujdes... Qytetari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

SPAK firmos 9 masa sigurie, mes tyre 2 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës Mariglen Qato dhe Redi Molla

SPAK firmos 9 masa sigurie, mes tyre 2 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës Mariglen Qato dhe Redi Molla