Shkon rreth 2 mijë numri i viktimave nga tërmeti që ‘shkundi’ Haitin, fëmijë këmbëzbathur nuk kanë as ujë të pijshëm! Kaotike situata edhe për 10 mijë të plagosurit

HAIT- Jetë njerëzore nën rrënoja, shtëpi të shkatërruara dhe nën baltë, la pas tërmeti që “shkundi” Haitin në fundjavë, dhe deri më tani i ka marrë jetën 1,941 personave.

Në “luftë” me kohën dhe stuhinë e vrullshme, janë ekipet e shpëtimit, që nuk ndalin kërkimin për nxjerrjen e sa më shumë personave të gjallë nga rrënojat e shtëpive të shëmbura.

Të shkatërruara nga tërmeti me 7.2 magnitudë, kanë mbetur edhe spitalet e zonës duke bërë që 10 mijë personat qe kanë pësuar lëndime nga “shkundja” të mos kenë mundësinë të marrin shërbimin e nevojshëm mjekësor.

Megjithëse, mjekë dhe infermierë kanë krijuar hapësira provizore për të pritur pacientët, fluksi dhe mungesa e kapaciteteve reale e bënë punën e tyre shumë të vështirë.

Mes lotëve dhe dhimbjes, një nënë humbi vajzën, pasi sipas saj nuk kishte mjekë për ta shpëtuar atë pas plagëve të marra.

"Nuk kishte mjekë dhe tani ajo ka vdekur," tha Lanette Nuel, e ulur pranë trupit të vajzës së saj jashtë spitalit kryesor të Les Cayes, një nga qytetet më të prekura nga tërmeti dhe stuhitë.

OKB, tregoi se më shumë se 500 mijë fëmijë, nuk kanë ku të flenë, uji të pijshëm dhe ushqim të mjaftueshëm.

“Një numër i madh i familjeve haitiane kanë humbur gjithçka si pasojë e tërmetit dhe tashmë po jetojnë literalisht, këmbëzbathur në uji edhe pas përmbytjeve.”, tha Bruna Maes, përfaqësuesi i UNICEF në vend.

Kjo situatë, po i rikthen qytetarëve në Hait, vitin 2010, ku si pasojë i një tjetër tërmeti humbën jetën më shumë se 220,000 njerëz.

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Erbim Fagu me ide të qarta: Përmbysim Kukësin në Kupë dhe mundim Partizanin në derbi

Erbim Fagu me ide të qarta: Përmbysim Kukësin në Kupë dhe mundim Partizanin në derbi