Shkrepi armën se ishte ‘king’, gjykata gjobit me 1 mijë euro vajzën që qëlloi Vali Corleone-n

Shkrepi armën se ishte ‘king’, gjykata gjobit me 1 mijë euro vajzën që qëlloi Vali Corleone-n

Vali Corleone

Gjykata e Gjilanit ka shpallur fajtore vajzën me iniciale A.S. e cila plagosi Princ Valentino Corleone-n. Sipas mediave kosovare, ajo është dënuar me 1 mijë euro gjobë të cilën duhet ta paguajë brenda 30 ditëve. Në rast se e akuzuara nuk e paguan gjobën, dënimi me gjobë i zëvendësohet në dënim me burgim prej 50 ditësh.

E akuzuara  dhe i dëmtuari Princ Valentino Corleone, gjatë dëshmive të tyre para trupit gjykues, kanë deklaruar se ngjarja kishte ndodhur në mënyrë aksidentale dhe se Corleone e kishte kërkuar vetë të qëllonte pasi ishte king.

“Jam i plagosur nga vajza që e kam rritur vetë dhe që e kam si vajzën time. Më ka gjuajtur me pistoletë në këmbën e djathtë sepse kemi qenë duke lozur në lojë të Casinos që quhet Barbut dhe kush humb në lojë, do ta hajë një plumb në këmbë. Dhe në këtë lojë me bast me vdekje ndoshta dhe pastaj humba unë dhe i thashë vajzës më gjuaj tani! Ajo më tha, jo, babi, nuk mundem.

Unë i thashë më gjuaj se jam King, kemi luajtur me bast kështu dhe do zbatohet po nëse nuk me gjuan atëherë do të gjuaj unë ty për shkak që nuk zbaton rregullat e bastit të lojës, më kupto chika ime e vogël, jam babi yt, Kingi, më gjuaj shpejt. Dhe vajza, duke i ra lotët, më gjuajti në këmbë plumb 9 mm dhe pastaj kam pas shumë gjakderdhje, por faleminderit doktorëve profesionalë me shumë shpejtësi ma shpëtuan jetën sepse isha duke vdekur nga gjakderdhja. Tani jam në shtëpi duke u shëruar. Kam dalë nga spitali i Gjilanit ose i Italisë të vogël”, u shpreh ai aso kohe.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jimmy: 06/10/2022 23:11

    Nuk e zhduki kete pleren!!ne te semes te vinte!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Kukësi - Egnatia diskutojnë trofeun e Kupës së Shqipërisë! Verilindorët eleminojnë Tiranën, rrogozhinasit mes dramës Vllazninë

Kukësi - Egnatia diskutojnë trofeun e Kupës së Shqipërisë! Verilindorët eleminojnë Tiranën, rrogozhinasit mes dramës Vllazninë