Shkrimtarë dhe mësues: Letërsia artistike mungon në bibliotekat e shkollave (VIDEO)

Çfarë hapësire zënë librat artistikë në Bibliotekat e Shkollave? Shkrimtarët edhe studiuesit mendojnë se teksa institucionet e arsimit vëmendjen kryesore e kenë tek programet mësimore, mosfunksionimi si duhet i sistemit bibliotekar në shkolla, problem ky i mbartur në tre dekada, bën që të rriten breza më pak të formuar. Shkrimtari edhe studiuesi Pandeli Koçi e cilëson domosdoshmëri, që kjo letërsi të jetë pjesë e bibliotekave në shkolla, sepse plotëson kulturën letrare të nxënësve.

“Krahas librit shkollor është e nevojshme, që letërsia artistike të ketë një vëmendje më të madhe. Kjo nuk shihet as nga Ministria e Arsimit edhe as nga institucionet e tjera, si pjesë e rëndësishme e formimit të nxënësve. Tek ne janë botuar një sërë veprash të rilindësve dhe për t’i lexuar këta libra duhet të lexohen, edhe ato që janë në tekstet e shkollës. Është një plotësim i kulturës letrare të nxënësve, duke e parë letërsinë shqipe të para viteve ’90 edhe të pas viteve ’90 të pandarë. Letërsia artistike duhet ribotuar vazhdimisht, kritika duhet të ndihmojë që të gjendet maja e letërsisë artistike, që ka vlera estetike edhe pozitive”, shprehet Koçi.

Fatmir Gjestila dhe Riza Braholli, të dy shkrimtarë edhe mësues na rrëfejnë se librat që janë pjesë e bibliotekës së shkollave ku ata japin mësim, janë të papërshtatshëm për moshën, ndërsa niveli artistik i letërsisë shqipe edhe të huaj, lënë për të dëshiruar.

 “Besoj se edhe bibliotekat e shkollave të tjera furnizohen me libra siç është furnizuar ajo që unë jap mësim. Ka libra që nuk e di se si vijnë, por di që vijnë jo në përshtatshmëri me moshën, ka libra të mirëfilltë shkencorë, që kalojnë dhe kufijtë e moshës shkollore. Në këto biblioteka vijnë libra që janë të plotësuar nga zyrtarë të ndryshëm, që nuk kanë një dakordësi apo përzgjedhje korrekte në përshtatshmëri me moshën”, thotë Gjestila.

Shkrimtari edhe studiuesi Riza Braholli shton se në bibliotekat e shkollave ka libra studimorë-akademikë.

“Në biblioteka nuk shikoj letërsi për atë moshë, nuk shikoj letërsi tërheqëse, që të afroj lexuesin. Në bibliotekën e shkollës sime ka libra studimor-akademik, që bëhen për Migjenin, Kasem Trebeshinën apo Mitrush Kutelin. Ndërsa, duhet të jetë ajo letërsi, që është për këtë moshë, siç është Mark Twain”.
Shkrimtarët shpresojnë që në vazhdim bordet e munguar të Ministrisë së Arsimit ta kthejnë vëmendjen edhe nga kjo problematikë e nxënësve, që formohen çdo ditë në shkollat brenda vendit.  

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet