Shkrirja e Akademisë së Studimeve Albanologjike/ Qëndresa Qytetare në protestë: Marrëzia e radhës! Jo luftë mes shkencëtarëve, por për institucionet e pavarura

Shkrirja e Akademisë së Studimeve Albanologjike/ Qëndresa Qytetare në protestë: Marrëzia e radhës! Jo luftë mes shkencëtarëve, por për institucionet e pavarura

Përfaqësues i Qëndresa Qytetare

Vendimi i fundit i Ministrisë së Arsimit për të mbyllur Akademinë e Studimeve Albanologjike (ASA), ka nxitur protesta nga ana e shoqërisë civile, të cilët e kanë konsideruar planin e qeverisë si të paligjshëm.

Organizata Qëndresa Qytetare ka protestuar sot kundër vendimit të qeverisë për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe e kanë cilësuar këtë plan si marrëzinë e radhës duke theksuar se kjo nuk është një luftë mes shkencëtarësh, por luftë për institucionet e pavarura.

Në fjalën e tyre ata thanë se ky institucion i pavarur e gëzon autonominë, ndaj nuk ka arsye që të mos pyetet.

“Duhet të solidarizohemi me këta akademikë. Nëse nuk solidarizohemi, diktati i VKM-së do prekë çdo pjesë të jetës sonë. Ky institucion e gëzon autonominë, nuk ka arsye që të mos pyetet. Nuk ka arsye kur një vit më parë ministrja deklaron se është institucion ekselent, dhe pas një viti të pranojë një draft. Qytetarët të mos e shikojnë si një luftë mes shkencëtarëve, është një luftë për institucione të pavarura, për transparencë, llogaridhënie”, deklaruan ata.

Sipas tyre, ky vendim që ka ndërmarrë qeveria, ka vënë në rrezik kërkimin shkencor dhe ka shkelur ligjin pasi shprehimisht ligji përcakton se kur institucionet nuk përmbush veprimtarinë, atëherë qeveria mund t’i  mbyllë.

“Ndodhi marrëzia e radhës. Ashtu siç ka kryer veprime dhe ka nxjerrë VKM për të nxjerrë njerëzit nga shtëpitë e tyre, ashtu po bën tani. Ka një lloj paligjshmërie, sepse ligji përcakton se kur institucionet nuk përmbush veprimtarinë, atëherë qeveria mund ta mbyllë. Ndërkohë që shohim se nuk ka asnjë kriter, por duan ta bëjnë studiuesin, pjesë të akademisë part time. Është në rrezik kërkimi shkencor”, thanë ata.

Relacioni që konkludon me vendimin e mbylljes së veprimtarisë së "ASA-s", është kundërshtuar nga vetë Akademia Albanologjik në një përgjigje prej 47 faqe ku siç shprehen kanë hedhur poshtë argumentet e Ministrisë. Përgjigje, që sipas tyre, nuk është marrë parasysh duke u gjendur para vendimit për shkrirje të institucionit.

Por, nga ana tjetër kryeakademiku Skënder Gjinushi, këtë proces drejt mbylljes së veprimtarisë së ASA-së, ku 4 institutet ie ASA-s i bashkohen 'Shkencave' (si njësi kërkimore sipas Përzhitës) e shikon si proces bashkues, të parashikuar në Reformën Akademike.

Sipas tij nuk do të ketë reduktim të 100 punonjësve shkencorë, e madje premton zgjerim të njësive dhe shtim të kapaciteteve. Diccka e tillë siç shpjegon Shamku nuk është e mundur, sa kohë Ligji nr.53 i Akademisë së Shkencave nuk lejon punësimin apo vijimësinë e karrierës së studiuesve aktual të ASA-s. Sa i përket pretendimeve të Gjinushit për ndryshime në Ligj, Shamku thotë se projektvendimi duhet të diskutohet pasi ky Ligj i ri të ketë kaluar.

Akademia e Studimeve Albanologjike u krijua në mars të vitit 2008 në kuadër të ristrukturimit e të modernizimit të sistemit universitar dhe akademik shqiptar, me vendim të Këshillit të Ministrave, nga bashkimi i katër Instituteve (Arkeologji, Gjuhësi dhe Letërsi, Histori, Kulturë Popullore) dhe i dy njësive kërkimore (Studimi i Artit, Enciklopedia Shqiptare) të ish-Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dorian: 30/05/2023 13:48

    Akademia e shkencave dhe Albanologjia veç shkencetare nuk ka. Palaço, komplotist nga te gjitha anet. Mos u merzisni se thjesht do bejn bashk dy grupe mjeranesh qe shperdorojn detyren dhe pergjegjesite. Kur thot populli… “Si te gjithe!”.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës