Shkrirja e Gjykatave të Apelit, Kreu i Dhomës së avokatisë Vlorë: Drejtësia vonohet dhe bëhet më e shtrenjtë, rritet rreziku që qytetarët të bëjnë vetëgjyqësi

Kreu i Dhomës së Avokatisë së Vlorës, Durim Bajramaj ka folur në Report Tv për hartën e re gjyqësore që futet sot në fuqi. Në emisionin ‘Shtypi i Ditës dhe Ju' me gazetarin Andi Kapxhiu, avokati Duraj tha se me shkrirjen e gjykatave të Apelit qytetarët do kenë më pak akses në drejtësi, ndërsa kostot e tyre do të shtohen.

Shkrirja e gjykatave sipas tij do sjellë problem të madh në shqyrtimin e dosjeve dhe qytetarëve do u duhet shumë vite për të marrë drejtësi për një çështje të caktuara. E kjo, Bajramaj tha se do të rrisë rrezikun që qytetarët të bëjnë vetëgjyqësi.

“Hyn në fuqi vendimi për reduktimin e 5 gjykatave të Apelit në rrethe duke lënë vetëm një në Tiranë. Nga sot për qytetarët do kenë më pak akses në drejtësi, më shumë kosto për të marrë drejtësi. Duke parë që do ketë kosto, kërkohet një kohë e gjatë për të dhënë drejtësi është ajo frika që qytetarët do heqin dorë nga kërkimi për drejtësi dhe do i drejtohet rrugës tjetër, ajo që është edhe më e frikshme, ajo e vetëgjyqësisë. Një qytetar shqiptar nuk mund ta marrë drejtësinë pas 10 vitesh. Këtë shqetësim kemi ngritur ne. U kemi thënë që Shqipëria nuk është as Suedi as Danimarkë. Ata kanë kushte të tjera jetese”, tha Bajramaj.

Duraj thotë se Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese padinë për hartën gjyqësore. Ai paralajmëron se mund të shkojnë deri në Gjykatën e Strasburgut, nëse Kushtetuesja e lë në fuqi.

“Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka përgatitur kërkesë padinë dhe e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese. Presim ta marrë në shqyrtim. Po duke parë dhe duke bërë. Pasi të marim përgjigjen nga Gjykata Kushtetuese mund t’i drejtohemi edhe Gjykatës së Strasburgut”, u shpreh Bajramaj.

Rreth 7 mijë dosje do të transferohen nga Gjykata e Apelit të Vlorës në Tiranë.


Lajmi kryesor:

Nga sot Gjykatë Apeli vetëm në Tiranë, shkrihen 5 në rrethe! 32 mijë dosje në pritje për 25 gjyqtarë! Llagami: Më shumë cilësi! Avokatët: Më pak akses në drejtësi


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh nga Shkodra drejt Tiranës, lihet në burg ish-efektivja dhe 4 të rinjtë

Trafik armësh nga Shkodra drejt Tiranës, lihet në burg ish-efektivja dhe 4 të rinjtë