Shkrumbohen nga flakët kodrat e Peshtanit të madh në Fier! Zjarrfikësit dhe banorët po punojnë për të shuar zjarrin

FIER- Një zjarr i madh ka prekur kodrat e Peshtanit të Madh në Fier.

Zjarri ka rënë në sipërfaqe toke me ullishta e pisha dhjetëra vjeçare. Pranë kësaj vatre zjarri ndodhen dhe  varrezat  e vjetra të fshatit.

Nga zjarri rrezikohen edhe antenat televizive dhe celulare që ndodhen në kodrën e Likovunit në Peshtan të Madh.

Në vendngjarje policia zjarrfikëse që po lufton për shuarjen e flakëve. Zjarri po ndihmohet nga era e fortë që po fryn në këto momente. Zjarrfikësit po luftojnë me mjete rrethanore sepse terreni shumë i thyer. Edhe banorë që kanë banesat pranë tyre po luftojnë të shuajnë zjarrin.

G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Fondet e IPARD do zhbllokohen në vitin 2025! Zv.ministri për Report Tv: Skema kombëtare këtë vit do të arrijë në 54 mln usd

Ekskluzive/ Fondet e IPARD do zhbllokohen në vitin 2025! Zv.ministri për Report Tv: Skema kombëtare këtë vit do të arrijë në 54 mln usd