​​​​​​​Tym e flakë në Thumanë, merr zjarr makina në lëvizjë! Shpëtojnë mrekullisht shoferi dhe pasagjeri (VIDEO)

THUMANË-  Një automjet është përfshirë nga flakët në lëvizje përgjatë aksit rrugor Milot- Fushë Krujë ku tymi e flakët alarmuan drejtuesit e tjerë.

Report tv mëson se si pasojë  nuk pati persona të lënduar pasi shoferi dhe pasagjeri kanë arritur të dalin nga makina sapo kanë konstatuar flakët.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15 ku mjeti tip 'Benz' ka marrë flakë në mes të rrugës dhe ka pasur vetëm dëme materiale.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit në mjetin e përfshirë nga flakët ndërsa dyshohet paraprakisht se ka ndodhur për shkak të një defekti teknik. Sidoqoftë, po hetohet për zbardhjen e rrethanave të tjera lidhur mme këtë ngjarje.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat zjarrfikëse të cilët bënë të mundur shuarjen e zjarrit.

1655309673_7a0d733e97d44536a8c00a6a4210c463.jpg

1655309701_500823ac739243738088a7c895ea2080.jpg

Pamje të mjetit të përfshirë nga flakët

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë