Shkrumbohet nga flakët automjeti para Bashkisë së Vlorës

VLORE- Një makinë ka marrë flakë gjatë mbrëmjes së djeshme në Vlorë. Makina tip furgon Volskwagen Kaddy në pronësi të Fatjon Pashos është përfshirë nga flakët në orët e mbrëmjes në lagjen "15 Tetori" para Bashkisë së qytetit.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje, ndërkohë që policia njofton se grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e saj.

"Në orët e mbrëmjes, në lagjen "15 Tetori" para Bashkisë së qytetit, ka marrë flakë automjeti tip furgon Volskwagen Kaddy në pronësi të shtetasit F.P.Grupi hetimor po punon në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e rastit', njofton policia.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet