Shmanget lufta në Gjirin Persik, tre anije iraniane kërkuan të rrëmbejnë një naftëmbajëse britanike (VIDEO)

Sipas një njoftimi nga qeveria britanike, ditën e djeshme, tre anije të armatosura iraniane, u përpoqën pa sukses për të “kapur” një anije naftëmbajëse britanike në Gjirin Persik.

Anijet e armatosura të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit kërkuan të kapnin cisternën britanike ndërsa lundronin përmes Ngushticës së Hormuzit, një vend strategjik që prek pjesërisht edhe ujërat iraniane.

Thuhet se tre anije iraniane urdhëruan anijen britanike "British Heritage" të devijonte kursin e saj të lundrimit por ato u ndeshën me forcën e topave luftarak të Marinës Mbretërore dhe u detyruan të tërhiqeshin.

Një ditë më pare Irani kërcënoi se do të rrëmbejë një cisterne britanike në shenjë hakmarrje pasi Britania e Madhe ndaloi një nga anijet iraniane, përkatësisht “Grace 1”, e cila transportonte naftë në mënyrë klandestine dhe duke thyer embargon, jashtë brigjeve të Gjibraltarit javën e kaluar.

Një zëdhënës i qeverisë britanike tha se "Në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, tre anije iraniane u përpoqën të pengonin kalimin e një anije tregtare, trashëgimi Britanike, e cila po kalonte përmes Ngushticës së Hormuzit”.

Sipas CNN, në momentin e incidentit, një aeroplan amerikan u ndodh në vendngjarje dhe filmoi gjithçka.

Zyrtarisht Teherani e ka mohuar të ketë ndodhur një incident i tillë me anijet mbretërore, duke hedhur poshtë burimet amerikane të lajmit.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 11/07/2019 10:38

    Amerika nuk ka nevoje per nje tjeter konflikt ushatrak ne Gjirin Persik

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri