Shmangia e rrëshkitjeve/ Përfundon tuneli në aksin Tiranë–Elbasan (VIDEO)

Rikthehet qarkullimi normal në autostradën Elbasan-Tuneli i Kërrabës-Tiranë pas përfundimit të tunelit në Mamël. Ndërtimi i këtij gjysmë tuneli eliminon pasojat e rrëshkitjes së shpatit të malit në segmentin Elbasan-Kërrabë, pjesë e autostradës Tiranë-Elbasan. Puna për eliminimin e rrëshkitjes nisi në Shtator 2018 pas miratimit të projektit teknik nga ARRSH.

Ky segment  lidh kryeqytetin me Elbasanin  dhe është 31 kilometra rrugë duke shkurtuar kohën krahasuar me rrugën e vjetër nga Qafë Kërraba me 50 minuta. Pas rrugës së Kombit kjo autostradë  është cilësuar si vepra e dytë më e madhe në vendin tonë.

Aksi Elbasan Tiranë ishte parashikuar të hapej brenda vitit 2014.  Por, gjatë ndërtimit, projekti rezultoi me probleme për shkak të rrëshkitjes së dheut në një zonë me gjatësi 4 kilometra rreth Ibës dhe Mulletit. Në mesin e marsit autostrada u hap me një korsi, ndërsa në 17 maj është premtuar të hapet plotësisht.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 22/04/2019 10:00

    Sa e shëmtuar pamja e jashtme, nuk mund ta mbanin si linja e malit mbrapa? Nga estetika nuk marin vesh këta qytykë?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Senati amerikan pritet të miratojë sot paketën 60 mld dollarë për Ukrainën

Senati amerikan pritet të miratojë sot paketën 60 mld dollarë për Ukrainën