2 viktima në aksidente! Shoferi nga Tirana përplas këmbësorin, tek Mali i Robit vdes çiklisti, në Luz motori përfundon poshtë makinës (VD)

Tre aksidente rrugore ndodhën këtë pasdite në rrugët e Shqipërisë duke lënë për pasojë dy viktima, një këmbësor ende të paidentifikuar, një çiklist 52-vjeçar, dhe një 18-vjeçar që udhëtonte me motoçikletë. Të tre u përplasën nga makinat, drejtuesit e të cilëve janë shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje dhe për të zbardhur rrethanat e aksidenteve.

Aksident ne Elbasan

Një këmbësor rreth 60-vjeçar u përplas për vdekje nga një automjet në Elbasan. Sipas një njoftimi paraprak të policisë, ngjarja ndodhi në lagjen "28 nëntori".  

Shoferi L.K., 47 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip "Volksëagen", ka aksidentuar një këmbësor, rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë.

"Drejtuesi i makinës është  shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit", thotë policia në njoftimin zyrtar.

Vendi ku ndodhi aksidenti është pranë qendrës së banuar aty pjesa më e madhe e makinave qarkullojnë mbi normat e lejuara të shpejtësisë. Shpesh herë makinat bëjnë gara në këtë rrugë.

Aksident tek Mali i Robit

Nuk vonoi shumë dhe rreth orës 17:40 në rrugën dytësore të Malit të Robit, një makinë përplasi një çiklist 52-vjeçar, duke e lënë të vdekur në vend. 

Policia thotë se automjeti me drejtues B. F është shoqëruar në komisariat pasi përplasi çiklistin G. L., 52 vjeç.

Motoçiklisti perfundon nen makine

Edhe në Fushë-Krujë -Milot në afërsi të fshatit Luz, u shënua një aksident, por në këtë rast fatmirësisht pa viktima.  Nje motoçikletë që drejtohej nga një 18-vjeçar nga Gramza ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar nën gomat e një autoveture tip Benz që drejtohej nga një vajzë nga Lezha.

Për pasojë është plagosur rëndë A.Sh 18 vjec nga fshati  Gramzë. 18-vjeçari ka marrë plagë të shumta dhe është dërguar në gjendje kritike për jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Autobotët ndalen në Vermicë, protestojnë kundër vendimit të doganës shqiptare për skanimin para dhe pas ngarkesës

Autobotët ndalen në Vermicë, protestojnë kundër vendimit të doganës shqiptare për skanimin para dhe pas ngarkesës