'Shoferin e zuri gjumi', i mbijetuari nga tragjedia në Bullgari rrëfen momentet e betejës me flakët

'Shoferin e zuri gjumi', i mbijetuari nga tragjedia në Bullgari rrëfen momentet e betejës me flakët

Lulzim Sulejmani dhe e fejuara e tij Medina Lutfiu

Një prej të mbijetuarve të aksidentit të rëndë në Bullgari, Lulzim Suljemani, ka rrëfyer momentet e tragjedisë, pasi autobusi u përfshi nga flakët.

Sipas tij, shkaku i aksidentit ishte se shoferin e zuri gjumi dhe nuk mundi të merrte kontrollin e autobusit. Ai rrëfen se si bashkë me të fejuarën çanë me çekiç xhamin e autobusit dhe u hodhën për t’u shpëtuar flakëve.

'Shoferin e zuri gjumi. Autobusi ka qenë në flakë, askush nuk ka mundur të dilte jashtë autobusit. Ka pasur ndalesë 100 km para se me mbërrit në kufi të Bullgarisë, kemi bërë një pushim janë ndërruar shoferët. Unë kam qenë 4 ditë me pushime me të fejuarën, jam nga Presheva. Nga viktimat më i vogli ka qenë nga 2 vjeç. Përveç meje janë hedhur edhe të tjerë nga dritarja. Koha ka qenë me shi. Aty kur i ka rënë bordurës i është çarë goma dhe ka marrë flakë përnjëherë. Shkaku ka qenë se shoferin e zuri gjumi. Për gjysmë ore muzika është ndalur dhe fëmijët nuk bënin më zhurmë. Unë munda të dilja nga dritarja  me të fejuarën. Njëri pas meje e provoi ta thyente me këmbë dritaren, por nuk u thye, unë mora cekiçin dhe e theva. E fejuara ka thyer këmbën, por pa rrezik', tha ai për Zona Zero.


Lajmi kryesor:

EMRAT/ Tragjedi në Bullgari, autobusi përplaset dhe merr flakë, humbin jetën 45 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut! Kompania ‘Besa Trans’ s’kishte licencë për autobusin (VIDEO+FOTO)


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot Kuvend/ Deputeti socialist interpelancë me ministrin Peleshi për rijetëzimin e industrisë ushtarake

Sot Kuvend/ Deputeti socialist interpelancë me ministrin Peleshi për rijetëzimin e industrisë ushtarake