Shokët e Enkelejda Hoxhës që u hapën dyert e burgut kriminelëve nga Aliaj, Fatmira Hajdari, Gjin Gjoni tek ‘ustallarët’ e Gjykatës së Lartë, të rrezikshmit që u liruan

Shokët e Enkelejda Hoxhës që u hapën dyert e burgut kriminelëve nga Aliaj, Fatmira Hajdari, Gjin Gjoni tek ‘ustallarët’ e Gjykatës së Lartë, të rrezikshmit që u liruan

Gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha, e prangosur dy ditë më parë nga SPAK, është padyshim më e famshmja dhe më e lakuara në Shqipëri, por nuk është e vetmja që i ka hapur dyert e burgut njerëzve të krimit, disa prej të cilëve të dënuar nga gjykatat shqiptare dhe të huaja me burg të përjetshëm, për krime të rënda. Biznesi në gjykatat shqiptare me zbrazjen e qelive nga të burgosurit e rrezikshëm ka nisur të lulëzojë sidomos gjahto 10 viteve të fundit. 

Por kjo veprimtari nisi të intensifikohej pas nisjes së zbatimit të ligjit të Vetingut në vitin 2017, ku një grup gjyqtarësh, të vetëdijshëm se nuk kishin asnjë mundësi për të kaluar filtrin e Vetingut, firmosën lirimin nga burgu të krerëve të bandave dhe trafiqeve. Rastësi apo jo, sot, asnjë nga gjyqtarët që kanë firmosur lirimin nga burgu të njerëzve të krimit, nuk e ka kaluar me vendim të për formës së prerë Vetingun. 90 % të tyre janë shkarkuar për pasuri të paligjshme ose ia kanë mbathur nga drejtësia nga frika e përballjes me Vetingun. Po cilët janë kolegët e Enkelejda Hoxhës që kanë firmosur lirimin nga burgu të të dënuarve për krime të rënda?!

-Prill 2011, lirohet bosi i drogës

Gjyqtarët Gjin Gjoni, Hysni Demiraj dhe Agron Papajani nxorën nga burgu turkun Abdulselam Turgut, i cili ishte arrestuar në Rinas për llogari të drejtësisë gjermane, pasi akuzohej se kishte trafikuar një sasi prej 1 tonësh heroinë në vitin 2009. Gjykata e shkallës së parë e mbylli në burg. Gjykata e Apelit, me trup gjykues të kryesuar nga Gjin Gjoni, i ndryshoi masën, duke e lënë në arrest shtëpie. Turkut kaq i duhej për t’i mbathur. Pas pak ditësh nga vendimi i Gjykatës së Apelit, është urdhëruar thirrja e Abdulselam Turgutit në Prokurorinë e Tiranës për të vazhduar me procedurat e ekstradimit për në Gjermani, por shtetasi turk ishte arratisur. Emri Abdulselam Turgut doli sërish në pah në tetor të vitit 2019, tashmë në lidhje si pjesë e një celule terroriste, e cila po përgatiste sulm terrorist. Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në deklaratën e tij në 23 tetor të vitit 2019, u shpreh se “TURGUT ka gjithashtu lidhje të vjetra me krimin e organizuar në Shqipëri”. Hysni Demiraj është shkarkuar nga Komisioni i Vetingut, ndërsa Gjin Gjoni ia mbathi nga drejtësia nga frika e përballjes me Vetingun, në korrik të vitit 2020. Gjin Gjoni është kallëzuar në prokurori për pastrim parsh dhe mashtrim me pasurinë, duke mos justifikuar një pasuri me vlerë 2 milionë euro, por deri më sot i ka shpëtuar përballjes me drejtësinë. Agron Papajani nuk është përballuar ende me Vetingun.

-Shkurt 2012, në lojë hyn Fullani  

Anëtarët e Gjykatës së Lartë Gani Dizdari, Arjana Fullani, Aleksandër Muskaj dhe Edmond Islamaj konfirmuan dhe lanë në fuqi si të ligjshëm vendimin e treshes Gjin Gjoni, Hysni Demiraj dhe Agron Papajani, për lirimin nga burgu të Abdulselam Turgut dhe lënien e tij në arrest shtëpie. Kundër ka votuar vetëm Shkëlzen Selimi. Arjana Fullani dhe Aleksandër Muskaj ikën nga drejtësia nga frika e Vetingut. Gani Dizdari dhe Edmond Islamaj janë shkarkuar nga detyra.

-Korrik 2016, lirohet Hekuran Billa

Në muajin korrik 2016, treshja e gjyqtarëve të Apelit Fatmira Hajdari, Lefter Jahja dhe Shkëlqim Mustafa, i heqin dënimin e përjetshëm Hekuran Billës, duke e dënuar përfundimisht me 25 vite burgim. Billa ishte dënuar në Angli me burgim të përjetshëm për vrasjen e Prel Markut në Agnli në 2006. Më pas, Enkelejda Hoxha e liroi nga burgu Billën në shkurt të vitit 2019. Billa u vra në qershor 2020 tek Komuna e Parisit në Tiranë nga të afërmit e Prel Markut.

Fatmira Hajdari është shkarkuar nga detyra për mosjtifkimin e një pasuria me vlerë rreth 1 milionë SUD dhe për fshehjen e heqjes së vizës amerikane. Shkëlqim Mustafa është shkarkuar gjithashtu disa ditë më parë. Lefter Jahja nuk ka dalë ende para Vetingut, ndërsa , Enkelejda Hoxha u arrestua pardje teksa po i hapte derën e burgut vrasësit të radhës, ndërsa më parë kishte liruar edhe Endrit Doklen, Ilir Pajën dhe Genc Tafilin.

-Korrik të 2016, projektohet lirimi i Dritan Dajtit

Ish-anëtarë të Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj, Guxim Zenelaj, Shkëlzen Selimi, Tom Ndreca dhe Evelina Qirjako, kthyen për rishqyrtim dosjen e Dritan Dajtit, duke i hapu rrugë heqjes së dënimit të përjetshëm. Islamaj, Ndreca dhe Selimi janë shkarkuar nga detyra nga komisionet e Vetingut, ndërsa Zenelaj dhe Evelina Qirjako u vetëlarguan drejtësia. Dajti ishte dënuar në vitin 2014 nga Gjykata për Krimet e Rënda me burgim të përjetshëm për vrasjen e katër policëve, për vrasjen e shtetasit Ledjon Mara, për vrasje me dashje e mbetur në tentativë, për falsifikim të dokumenteve, falsifikim të vulave, stampave ose formularëve si dhe për mbajtje pa leje të uniformës.

-Shkurt 2019, Dritan Dajtit i hiqet dënimi përjetë  

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë për rikthimin e çështjes për gjykim, gjyqtarët e Apelit, Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Danimi i hoqën dënimin e përjashtëm Dritan Dajtit, duke i hapur rrugë lirimit të tij nga qelia. Ky vendim ishte ndër më tronditësit dhe prodhoi një zemërim publik. Kundër votuan Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha. Fuat Vjerdha u konfirmua në detyrë nga Kolegji i Apelimit të Vetingut. Petrit Aliaj u shkarkua nga Komisioni i Vetingut në qershor të vitit 2020. Lindita Hoxha është shkarkuar në gusht të vitit 2020. Në gusht të vitit 2020 është shkarkuar edhe Aleks Nikolli, ndërsa ende nuk ka vendim për Skënder Danimi.

-Dhjetor 2016, lirohet Lulzim Berisha

Gjyqtarët e Apelit në Durrës Arben Vrioni dhe Petrit Çeno liruan nga burgu ish-kreun e Bandës së Durrësit, Lulzim Berishëm kur këtij të fundit i kishin mbetur edhe 5 vite dënim. Vendimi solli një reagim të fortë edhe nga përfaqësitë diplomatike të SHBA-BE në Shqipëri. Prokuroria nisi një hetim, i cili më pas u mbyll. Lulzim Berisha akuzohej si kreu i “Bandës së Durrësit”, një organizatë kriminale që merrej me trafik ndërkombëtar droge, prostitucion dhe trafik armësh. Arben Vrioni dhe Petrit Çeno janë shkarkuar nga Vetingu.

-Nëntor 2018, projektohet lirimi i Viktor Ymerit

Gjyqtari i Apelit në Durrës Arjan Balliu projektoi lirimin nga burgu të Viktor Ymerit, i dënuar me burgim të përjetshëm për dy vrasje. Ai, bashkë me dy gjyqtarë të tjerë, i hoqën dënimin e përjetshëm. Arjan Balliu është shkarkuar më pas nga Komisioni i Vetingut.

-Dhjetor 2019, lirohet Viktor Ymeri

Gjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani liroi nga burgu Viktor Ymerin, pasi më parë Apeli i kishte hequr burgimin e përjetshëm. Enkeleda Kapedani nuk është përballuar ende me procesin e Vetingut.

-Shkurt 2019, lirohet Gert Gjinarari

Gjyqtari i Korçës Markelian Kuqo liroi nga burgu Gert Gjinararin, i dënuar më burgim të përjetshëm për vrasjen e të konsideruarit i forti i Tiranës, Naim Zyberit, në vitin 1997 në Itali. Kuqo u denoncua për herë të parë nga Shqiptarja.com. Më pas Inspektorati i Drejtësisë kërko shkarkimin e tij. Gjyqtari Kuqo u shkarkuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor në dhjetor 2020.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hysa: 14/02/2021 15:33

    Anita Mici liroi lul berishen, pse se permendni apo ngaqe kaloi vetingun...turp !!!

    Përgjigju
  • Ta ve lala sone: 14/02/2021 09:28

    Shikoni grupin shurupi të gjith injorant analfabet që nga minator, fshesaxhi e sahanlëpirës qeni saliu i bëri prekuror si xhin xhoni hor. Xhin xhoni nga minator na u bë prokuror e miljoner se i shërbeu qenit bastard sali. Që zen sy peshkaqeni miljonat e eurove ti vidhte nga Shqiptarët e varfër. E sy peshkaqeni na hap dhe stacjon televizor me qen pekën që të lëpin dhe by.... për 5 aspra. Pra o Shqiptar shikoni se çfar i ka bër Shqipris sali bershira.

    Përgjigju
  • Njoni: 14/02/2021 08:15

    Filloi konkursi, kush gjen një emër gjykatësi apo prokurori të pakorruptuar fiton 10 000€.

    Përgjigju
  • Iris: 14/02/2021 01:52

    Kjo liste nuk eshte e plote,mungojne ata qe mbuluan krimet politike dhe ata qe mbyllen dosjet e politikaneve.

    Përgjigju
  • Amelia: 13/02/2021 23:34

    Gjyqtari Aaron Papajani ka nderuar jete shume vite perpara. Nuk ben te permendet. Letter Jahja ka dale ne pension pa filluar vettingu. Lul berishen e ka nxjerre edhe Anita Mici. Informacioni duhet dhene I sakte jo vetem aty ku mund ti interesoje dikujt. Gjykimi ne apel behet me 3 gjyqtare.

    Përgjigju
  • nora: 13/02/2021 21:59

    Banda kriminale e " drejtesise" qe ndertoi Sali Berisha e Ilir Meta....

    Përgjigju
    • Artur: 14/02/2021 00:53

      Ata e ndertuan, te tjere i lane te qete deri ne fund.

  • Hape pak vendin..: 13/02/2021 21:37

    Hape dhe pak vendin se skeni vu as gjysmen. Po keni nevoje per foto mjafton te hapni google! Apo me kto e keni inatet, te tjeret ju interesojne.

    Përgjigju
  • Joris: 13/02/2021 20:38

    Nje ekip futbolli jane te gjithe kta. Me siguri kapitenia e skuadres eshte znj.hajdari

    Përgjigju
  • Lul Berisha: 13/02/2021 20:33

    Edhe une vet personalisht kam pasur nje gjyq kur keputa pa leje nje trendafil brenda nje oborri shpie dhe gjyqtarja Enkeleda Kapedani me terhoqi vetem nje vrejtje me paralajmerim per perjashtim nga kopshti pa drek

    Përgjigju
  • Dalipi: 13/02/2021 20:15

    Mos merrni te gjith gjyqtaret neper kembe. Kam bere gjyq civil me gjyqtare enkelejda ne elbasan dhe ka qene shum e zonja dhe e sakt

    Përgjigju
    • Kriva: 13/02/2021 20:45

      Dhe mbi te gjitha kjo Leda gjyqtarja veç profesionalizmit dhe ndershmerise ne pune ka dhe MORAL TE MIRE SHOQEROR

  • Dollap kallkani: 13/02/2021 20:13

    rofte Enkeleda Kapedani qe i shkruan vet hartimet ketu

    Përgjigju
    • Demiri: 13/02/2021 20:38

      Thjesht te shikosh faktet cka ndodh me rastin konkrer se keshtu pastaj muhabet kafeneje dakort me ty

    • Anonim: 13/02/2021 20:33

      Hajde pyet në Elbasan çfar gjyqtare është, unë që kam shkruajtur nuk jam gjyqtarja.Kur nuk i njihni njerëzit mos flisni kot.

  • Tiku: 13/02/2021 20:06

    Zoti Gazetar shkrim i qelluar, mire ben we i demaskon apo nxjerr ne pah keta gjyqtar monstra, por nje verjtje te vockel . Kjo gjykata e Apelit Durres cudi te gjitha vendimet i paska marre o me dy o me nje gjyqtar, nuk paska te trete

    Përgjigju
  • Genti: 13/02/2021 20:03

    Un nuk i njoh asnje nga kta! Por mos thuni asnje gje per kta se jan ma te pa fuqishem se kriminelat dhe per mendimin tim nuk kan bere gabim... gjith mallkimet duhet ti shkojn politikes tone 30 vjeqare

    Përgjigju
  • zara: 13/02/2021 19:30

    Pa paragjykuar askënd them që duhet t'i vrasë ndërgjegja për gjithshka që ka të bëjë me shkeljen e ligjit. Turp që e katandisën kështu sistemin e drejtësisë. Por nuk e kuptoj si ka guxim e kandidon për deputete vajza e njërës prej gjyqtarëve? Dhe pretendon të rregullojë shtetin. Nëse është deputete sot kjo ndodhi se ata që u zgjodhën e lanë detyrën dhe emri në listë e futi në kuvënd. Në ata kohë ende mamaja nuk kishte kaluar vetingun. Kur e kaloi, ajo në fakt duhej të linte vëndin në kuvënd, por jo, ka kurajoe e kandidon përsëri. A mund t'i besohet, a mund të votohet? Thjesht më lind si pyetje, e a kam të drejtë?

    Përgjigju
  • Loki: 13/02/2021 19:16

    Lajmet duhet te verifikohen se ja ky rasti elbasanit eshte krejt i pavertet.

    Përgjigju
  • Zotnia: 13/02/2021 19:15

    Show i radhes 18 plus 4 per cdo ulje apo ndryshim lirim per person vendimmares marin pjes keshtuqe llogariteni vete sa te koruptum ka per individ te liruar edhe ki i gjati kallami eben per tu duk sikur funksiono . Mos haroni dhe dajtin e Tafilin se po jua falin jorganin shokeve dhe dolen te gjith kto qe dalin te pakten Sala i futi mrena ky po i nxjer se sbon modeli gjykimit medemek

    Përgjigju
  • Juristi: 13/02/2021 19:13

    Enkeleda Kapedani eshte gjyqtare me shume integritet dhe shume profesioniste. Keshtu qe kujdes kur etikoni gjyqtar pa asnje baze. Edhe nje krimineli nese i takon nje e drejte e parashikuar nga ligji do tja garantosh. Rasti i gjykuar nga Enkeleda Kapedani eshte i tille qe vetem i ka ulur 30 dite burg qe i takon pasi nuk kishte ne fuqi me denimin me burgim te perjetshem. Keshtu qe jane gjyqtaret e apelit ata qe ja kane ndryshuar denimin dhe jo kjo gjyqtare. Kjo gjyqtari njihet ne sistem si nje gjyqtare ekselente.

    Përgjigju
    • Luani: 13/02/2021 20:12

      Dhe me miratimin e drejtoris pergjithshme burgjeve per punen e sjellje te mire qe ka bere i denuari

  • @Vicidoli: 13/02/2021 19:07

    Jo vetem Mul Noka.Harrove Paloken Salianjin dhe Balliun zoti intelektual

    Përgjigju
  • Artur Malaj: 13/02/2021 19:05

    Mbase vdesin te gjith me mundime ca nga kanceri ca nga kovidi te tjeret ti ze korendi duke dhjer,njeri fytyr me e ndyr se tjetri

    Përgjigju
  • Anonim: 13/02/2021 18:54

    Besoj se jo të gjithë duhen etiketuar në një vend.Gjyqtarja Enkeleda Kapedani nuk bën pjesë aty.Gazetarët duhet të hetojnë më shumë para se të përbaltin emrat e gjyqtarëve që zbatojnë ligjin.

    Përgjigju
    • Elbasanlliu: 14/02/2021 09:30

      Ti mor se le nam duke hap adresa vet per te mbrojt kte fjyqatren, ske nga e mbron vlla ishalla fundi tgjith te inkriminiarve

    • Demiri: 13/02/2021 20:17

      Edhebrastibper te cilin flasin ska bere lirim nga burgimi i perjetshem. Apo duheej dhe nje goc e re mes atyre

    • hyseni: 13/02/2021 19:39

      eshte e vertet une nje gjyq kam pas mekete kapedanin dhe ka qene shum e sjellshme korrekte dhe shume e zonja

    • Loki: 13/02/2021 19:22

      Po eshte e vertet qe eshte gjyqtare me integritet. Media nese e verifikon sic duhet emerr vesh lehtesisht qe nuk ja ka heq kjo denimkn personit ne fjal

  • ymeri: 13/02/2021 18:52

    TE GJITHE KETA NE FOTOGRAFI DUHEN VARUR NGA KEMBET.....ASNJE MESHIRE PER KETA PALACO,,,DHEMB PER DHEMB E SY PER SY....

    Përgjigju
  • Aferdita: 13/02/2021 18:37

    Po të gjithë njësoj janë zor se gjen ndonjë më të mirë para shpërblimit maramëndsh bëhet çdo gjë.Kapja e kriminelëve është kavje për prokurorët,gjyqëtarët dhe avokatëve jo për të çuar në vend drejtësinë.Mjer ne që jetojmë në këtë vend.Punojmë me ndërgjegje për të mbajtur në këmbë këta kriminelë me "shkollë"me taksat tona që janë më të rezikshëm se kriminelët e vërtetë.Po qe se do kishte drejtësi nuk do ishte kjo situatë.

    Përgjigju
  • Vicidoli: 13/02/2021 18:11

    Ket vend e ban vec Flamur Noka. Asht largpames erudit dhe intelektual i rralle.

    Përgjigju
    • shpellari: 13/02/2021 19:32

      te kete nard ndoken si keshilltar e dash rakine sekretar do ishte me gjith men nje grup i forte ...intelektu-halesh

  • Loni: 13/02/2021 18:07

    Enkelejda hoxha si individ do jet pa mbeshtetje poitike! Ose kok turku! Gjithesesi lirim te shpejte! Plasi gerdeci vdiqen don't edhe livadhisin beni shembull ato qe e lejuan edhe pastaj hoxhat e me shok... Gjithsesi show I rradhes.

    Përgjigju
  • Zzz: 13/02/2021 18:03

    Vendin e kete qe u liruan duhet ta zene gjyqtaret. Vetem keshtu vihet ne vend drejtesia

    Përgjigju
  • Fatodi: 13/02/2021 16:57

    Mos lini asnje nga keta plehra....rrasini te gjithe brenda.. sr na nxine jeten....

    Përgjigju
  • Tasimi: 13/02/2021 16:23

    Mafja shqiptare e sa ka akoma si kta nuk behet me ky vend

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet