Koronavirusi/ Shoqata e industrisë së Turizmit Sarandë kërkesë me 6 pika Ramës: Na ndihmo ose përfundojmë në kolaps!

Koronavirusi/ Shoqata e industrisë së Turizmit Sarandë kërkesë me 6 pika Ramës: Na ndihmo ose përfundojmë në kolaps!

Shoqata e industrisë së Turizmit të rrethit Sarandë i ka dërguar një kërkesë kryeministrit Rama në të cilën bën me dije se nëse nuk aplikohen politika emergjente në mbrojtje të Industrisë së Turizmit, ajo mund të përfundojë në kolaps në një kohë shumë të shkurtër për shkak të COVID-19.

Kërkesa e cila i është drejtuar edhe Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, Ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kreut të Bashkisë Sarandë, Adrian Gurma është bërë pas një konsultimi të kësaj shoqate me shoqatat homologe të qyteteve të tjera: ATU, ATA, ATOA.

Kërkesa e Shoqatës së industrisë së Turizmit Sarandë drejtuar pushtetit vendor dhe lokal përmban 6 pika, të cilat janë:

    1. Mos aplikimi i taksës vendore për vitin 2020.

    2. Mos aplikimi i tatim fitimit për të paktën 3 muaj.

    3. Përgjysmimi i taksës së ndërtesës për vitin 2020.

    4. Subvencionim të pagesës së sigurimeve shoqërore të paktën 3 muaj.

    5. Suport për pagën minimale edhe për bizneset e mëdha të sektorit të turizmit.

    6. Shtyrja e afateve të pagesave të kredive të paktën për një periudhë 6 mujore.

Sipas kësaj shoqate, “këto kërkesa janë jetike për industrinë e turizmit”, e cila “pas goditjes që i dha tërmeti i 26 nëntorit”, tashmë e ka tepër të vështirë të qëndrojë në këmbë me masat e marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anton: 30/03/2020 09:25

    percfar te ndimoj akoma nuka filluar sezoni e pastaj ekeni gllabruar gjith bregdetin pa leke sikur ju ikeni borxh shtetit ore hajduta.

    Përgjigju
  • iliri: 29/03/2020 22:49

    KERKONI uje ,,drita,,rruge,investime ne autostrada ,, te behet autostrada Shkoder-tirane,-fier-vlore-sarande,,,,plane urbanistike ne zonat e plazhit,,te behen sa me shpejt aeroporti I vlores,, sarandes,,shkodres ,,,korces, dhe nje aeroport I vogel ne gjirokaster,,,turizmi nuk na pret ne, duhet ti kishim mbaruar keto aeroporte,,,,investime neper porte per thellimin e tyre qe te hyjne krocerat ne sarande e vlore e shengjin.,,dhe ndertimi I nje porti turistik ne velipoje...…//

    Përgjigju
  • Shoqata e hajdutëve: 29/03/2020 22:02

    O shoqata hajdute e turizmit lëreni Shqipërinë të marri një herë frymë nga kjo katastrofe, mos mendoni vetëm të fitoni dhe në ditë të tilla, pse silleni sikur skeni nxjer kokër leku gjithë këto kohë dhe sikur tani keni ngel pa buke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Godina e re për Bashkinë e Kamzës, anulohet tenderi mbi 8 mln lekë

Godina e re për Bashkinë e Kamzës, anulohet tenderi mbi 8 mln lekë