Shoqata e turoperatorëve letër Ramës, Xhaçkës e Klosit: Konsullata jonë në Stamboll refuzoi vizat për 48 turistë nga Iraku! Veprim i pajustifikuar, humbje për turizmin

Shoqata e turoperatorëve letër Ramës, Xhaçkës e Klosit: Konsullata jonë në Stamboll refuzoi vizat për 48 turistë nga Iraku! Veprim i pajustifikuar, humbje për turizmin

Foto ilustruese

Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike përmes një letre të hapur drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministrave, Olta Xhaçka e Blendi Klosi ngre shqetësimin se konsullata shqiptare në Stamboll ka refuzuar vizat për 48 turistë nga Iraku të cilët kishin paguar paketën e udhëtimit në vendin tonë.

Shoqata bën të ditur se turistët Irakianë ishin mjekë që do të vinin për një seminar dhe do të akomodoheshin në hotelin më të mirë me 5 yje në Tiranë si dhe në një hotel luksoz në Sarandë dhe në pasaporta kishin viza në shtete të ndryshme europiane, madje dhe SHBA e Kanada.

"Në përbërjen e Grupit prej 48 Turistësh Irakianë, ishin 30 Mjekë dhe Doktorë të cilëve ju refuzua viza pa asnjë të drejtë.  Çdo vendim për refuzimin e hyrjes në Shqipëri duhet të jetë i bazuar në të dhënat individuale të secilit e jo në paragjykimin se çdo Irakian është një azilkërkues…. Doktorët Irakianë që do të vinin për një seminar apo konferencë të akomoduar në hotelin më të mirë me 5 yje në Tiranë, dhe që planifikuan të qëndronin edhe 3 ditë më tepër në një nga hotelet më luksoze në Sarandë, të jenë të gjithë kontigjentë per t’u refuzuar? Edhe 20 pjesëtarët të një grupi tjetër irakiën, me vula dhe viza të përdorura hyrjesh në shtete europiane, USA a Kanada, Turqi a Egjipt, të ishin të gjithë për t’u refuzuar?", thuhet në letër.

Sipas shoqatës refuzimi masiv i kërkesave për vizë turistike është i pa justifikuar dhe e pa bazuar në kriteret dhe rregullat në fuqi. Ky vendim sipas tyre është i dëmshëm dhe minon përpjekjet e Operatoreve Turistike vendas dhe të huaj për zhvillimin e Turizmit në vendin tonë. Shoqata e turoperatoreve turistikë përmes kësaj letre të hapur kërkon hetim të veprimeve të konsullatës Shqiptare në Stamboll dhe transparencë për ligjshmërinë e këtyre veprimeve sabotuese.

"Krahas humbjeve të konsiderueshme që u janë shkaktuar individëve edhe Operatorëve Turistikë nga parapagimet e Biletave dhe Hoteleve që janë pothuaj të pa kthyeshme, një humbje edhe më e madhe po i shkaktohet sektorit të Turizmit dhe imazhit të Shqipërisë si një destinacion nderkombëtarë. Shoqata ATOA me anë të publikimit të kësaj letre të hapur, kërkon nga autoritetet shtetërore, hetim të veprimeve të konsullatës Shqiptare në Stamboll dhe transparencë për ligjshmërinë e këtyre veprimeve sabotuese të punës së Operatoreve Turistikë", përfundon letra.

Letra e shoqatës dërguar Ramë, Xhaçkës dhe Klosit 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 18/07/2021 23:53

    Iraku eshte nje vend me situate jo stabel dhe te jesh mjek ose jo ,te kesh udhetuar me pare ne bote ose jo,te jesh ne gjendje te pranueshme ekonomike,kjo nuk te jep siguri per marrje vize.Shqiperia shume mire mund te behet si trampolin per ne BE.Mire do te ishte qe vizat turistike te ndahen nga ato per pune,studim etj,sic i ka gjithe bota,nuk mund t'i quash te gjitha turistike.Pervec kesaj duhej verifikua ekzistenca e kesaj konference, apo seminari,pasi dhe vete shoqata e turoperatoreve nuk eshte e sigurte cfare eshte.Sa per parate e paradhena,kthejuani nuk eshte e veshtire.

    Përgjigju
  • Plaka Nurihan: 17/07/2021 20:20

    Shume mire ka bere Konsullata. Kthejuni parate qe ju keni marre. Genjeni kur thoni 3500 euro per vizat sepse viza shqiptare nuk parapaguhet por paguhet ne momentin qe leshohet. Genjeni sepse rregulli eshte qe te gjithe ata persona kane nje vize USA, UK, Kanada apo Shengen te vlefshme per nje vit mund te udhetojne pa vize ne shqiperi. Genjeni kur flisni per seminare mjekesh nga Iraku ne Shqiperi. Le pastaj kufizimet qe vete qeveria e Irakut ka vene per udhetimet si rezultat i gjendjes problematike te Covid 19 ne vend.

    Përgjigju
  • Shqiptari: 17/07/2021 18:22

    Pershendetje! Kane bere gjene me te mire! Kane ndaluar trafikun e emigranteve te paligjshem qe po shfrytezojne keto linja per te deportuar me vone ne vendet e Evropes! I lumte qe ka refuzuar ato viza!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale