Shoqatat e Transportit: Nuk rifillojmë punën të hënën nëse nuk plotësoni kushtet

Transporti publik u mbyll më 12 mars për të ndalur përhapjen e COVID-19, por ende nuk është e qartë se kur do të fillojë normalisht. Shoqata e transportit publik refuzon të rifillojë punë në 15 qershor kur ministria e shëndetësisë kishte dhenë lejen për rifillimin e këtij aktiviteti.

Deklarojmë se subjektet e transportit publik qytetas, rreth-qytetas dhe ndër-qytetas në çdo datë që mund të urdhërohet rifillimi i këtij shërbimi , do të refuzojnë kategorikisht shërbimin në linjat përkatëse në nivel  kombëtar. Kërkojmë: Transport Publik Falas për të gjitha kategoritë e udhëtarëve gjatë kohës së pandemisë, të garantuar nëpërmjet financimeve të organeve qendrore dhe vendore përgjegjëse, si praktikë e ndjekur nga vendet e tjera të Rajonit dhe BE-së.

Si alternative të dytë në pamundësi të realizimit të transportit falas I është propozuar organeve vendimmarrëse: Subvencionimi i të ardhurave të munguara për subjektet transportuese si pasojë e kufizimeve të protokollit të sigurisë. Heqja e akcizës dhe e taksave të karburantet, siç është zbatuar dhe në sektorë të tjerë të ekonomisë. Zbritja e TVSH-së në shitje nga 20% - 0% për vitin 2020 dhe rikthimin në nivelin 6% ne vijim si sektori i hoteleri turizmit. Rimbursimi në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport publik falas”, thotë Rixhin Qoshja.

Përveç këtyre kërkesave ekonomike përfaqësuesit e transportit janë të paqartë për protokollin që duhet të zbatojnë, pasi është i pazbatueshëm. Është e pamundur ruajtja e distancës nëse urbanët qarkullojnë me 70% të kapacitetit, ata sqaruan se distanca mund të respektohet vetëm me 25% të kapacitetit.

Pyetur nga Report TV se nëse një urban normalisht mban deri në 100 pasagjerë sipas jush sa pasagjerë duhen në urban që të ruhet distanca, përfaqësuesit u shprehën "Që të ruhet distanca duhet vetëm 25% e kapacitetit".

Shoqatat kanë protestuar përpara ministrisë së Infrastrukturës për kërkesat e tyre pa marrë një përgjigje për plotësimin e kërkesave. Deri më tani qeveria ka marrë vendim për t’ju falur taksat dhe tarifat vendore si dhe të marrë përsipër 100% shpenzimin e zbritshëm të tyre. Akciza që paguajnë urbanët për karburantin është 37 lekë për litër.  

Kërkesa e shoqatave te Transportit

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 12/06/2020 17:06

    Mos se na fiket po qe se nuk filloni ju pune,,,eshte pastruar ajri ne tirane....

    Përgjigju
  • Aqif Kopertoni: 12/06/2020 14:20

    Ti hiqet licenca ketyre langaraqeve qe benkan dhe shantazhe.Transporti te behet publik me shoqëri aksionere ku 51 perqind te aksioneve i ka bashkia.Si gjithe bota.

    Përgjigju
  • tirona: 12/06/2020 12:18

    Mos filloni se qytetaret u mesuan pa autobuza eshte me mire se ndotni ambjentin xhepistat i lini pa pune shpetojne dhe njerezit nga korona pa ajer te paster me xhama te mbyllura jashte kushteve higjenike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë