Shoqëria e keqe të prish, Xherdan Shaqirin e nxjerrin me forcë nga clubi në Prishtinë! Sjellje të pahijshme

Shoqëria e keqe të prish, Xherdan Shaqirin e nxjerrin me forcë nga clubi në Prishtinë! Sjellje të pahijshme

Xherdan Shaqiri

PRISHTINË - Xherdan Shaqiri, futbollisti i Chigacos në SHBA është padyshim ndër emrat që ka bërë mirë në sport. Shqiptari që përfaqëson Zvicrën ka një karrierë të shkëlqyer, por dje është nxjerrë me forcë nga një club në Prishtinë.

Edhe pse ka fituar dy tituj në Ligën e Kampionëve, ai e ka prodhuar një lajm të pahijshëm, shkruan Gazeta Express. Shaqiri ndodhet në Kosovë për pushime dhe mbrëmë kishte dalë për t’u argëtuar në njërën prej klubeve të natës më të njohura në qytet.

Mirëpo, Shaqiri me një grup shokësh që e shoqëronin janë detyruar nga sigurimi i diskotekës të dilnin jashtë.

Shkak kanë qenë sjelljet e pahijshme të tyre dhe ankesat e të rinjve të tjerë prezent që ishin afër tyre. Një figurë publike ka qenë mes të pranishmeve, e cila ka hasur në sjellje të pahijshme dhe të pakontrolluara të Shaqirit dhe shokëve të tij, duke bërë që sigurimi t'i nxirrte jashtë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 24/12/2023 13:42

    Eh mer Shaq aga ngele nji cope futbollist dhe asgje me shume.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Tempulli 3/ Detajet nga operacioni antidrogë në Tiranë, sekuestrohet 3.5 kg kokainë, kanabis e heroinë! 10 në kërkim

Tempulli 3/ Detajet nga operacioni antidrogë në Tiranë, sekuestrohet 3.5 kg kokainë, kanabis e heroinë! 10 në kërkim