‘Shoqëria nuk e pranon, më thotë nuk kam shok’, shqetësimet e një nëne me fëmijë me aftësi ndryshe: ‘ Po luftoj të ndërgjegjësoj shoqërinë’

Eglantina Bajrami është nënë e një djali me aftësi ndryshe, e cila po lufton për të drejtat e tij dhe të shumë fëmijëve të tjerë si ai. Ajo kërkon që të flitet më shumë dhe të mësohet më shumë nga fëmijët e tjerë në shkolla, për autizmin kështu fëmijët e tjerë si djali i saj do ta kenë më të lehtë që të integrohen në shoqëri. Ajo është e shqetësuar sepse edhe pse në 2020, shoqëria është ende e papërgatitur:

‘’ Kemi mungesë në kurrikulat e shkollës për të cilat për hirë të së vërtetës ne në ministrinë e arsimit e kemi kërkuar në kurrikul të futen që në kopeshtet parashkollore për aftësi ndryshe, sipas diagnozave. Ne kemi edukatën shoqërore ku përkufizimi për aftësinë e kufizuar është më tre rreshta dhe pastaj është e mbushur me foto , të personave që janë me karrige me rrota,….por janë thjesht foto që gjenden kudo dhe skanë një kuptim. Dhe ne për këtë po luftojmë se nëse nuk arrijmë që ta fusim në kurrikul nuk do arrijmë kurrë ta ndërgjegjësojmë shoqërinë u shpreh ajo.

Ajo tregoi dhe historinë e saj dhe të djalit të saj 21-vjecar i cili është me aftësi ndryshe dhe integrimi I tij në shoqëri është shumë I vështirë, sepse ende paragjykohet.

‘’ Është shumë e vështirë, nuk pranohet tashmë djali im në janar bën 21 vjeç është goxha I integruar dhe sot mesa dimë nga statistikat e deklaruara është studenti I parë me spektin e autizmit në akademinë e arteve por mungesën e shoqërisë e ndjen. Ai akoma sot më thotë që nuk kam shok ‘’ tha znj. Englantina.

Nuk ka njerëz që pranojnë që të qëndrojnë me të?

Mund ta pranojnë vetëm me mblesë por që ta pranojnë që të ulen , të flasin me të, ta mbajnë në shoqëri jo… Shoqëria duket sikur e pranon, por nuk e pranon, kemi pasur edhe mësues që nuk e pranonin…

Prandaj znj. Englatina si drejtore ekzekutive e klubit të prindërve me aftësi ndryshe, ka organzuar një koncert bamirësie për të ndërgjegjësur qytetarët se të gjithë jemi të barabartë. Koncerti ‘’ Një shkëndijë në errësirë’’ do të mbahet me datë 30 tetor, në orën 17:00 tek amfiteatri Tiranës, duke zbatur kështu të gjitha masat e vendosura për shkak të pandemisë.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023!  ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023! ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira