Shoqërimi i aktivistëve pas protestës në Mirditë, reagon anëtari i VV Arbër Zaimi: Sulm politik

Shoqërimi i aktivistëve pas protestës në Mirditë, reagon anëtari i VV Arbër Zaimi: Sulm politik

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi

"Sulm politik" e ka konsideruar anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Zaimi, shoqërimin e aktivistëve të kësaj force, pasi iu bashkuan protestës së banorëve në fshatrat Thirrë e Sang të Mirditës, që u ngritën kundër ndërtimit të HEC-it dhe të një fabrike uji në zonë .

Me një shënim në Facebook, ai shkruan se një tjetër arsye për shoqërimin e aktivistëve është fakti se, sipas tij, "nën pushtetin e Ramës shtypja është bërë një lëvizje e zakonshme".

Zaimi thotë mes të tjerash se janë 19 protestues që po mbahen ende në komisariatin e Lezhës, ndërsa Policia deklaroi nëpërmjet një njoftimi se personat e shoqëruar janë liruar dhe se ndaj tyre ka nisur procedim penal në gjendje të lirë.

"Dy janë arsyet pse policia po mban në Lezhë e Rrëshen së paku 19 protestues, banorë të fshatrave Thirrë e Sang, dhe aktivistë të Lëvizjes që kanë shkuar në ndihmë të tyre.

E para - ajo që është bërë e zakonshme nën thundrën e Ramës, shtypja e dhunshme e çdo proteste e trembja me polici e çdo qytetari që ka arsye për të protestuar.

E dyta - sulmi politik ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE! e cila trimëron komunitetet dhe nxit organizimin e tyre përballë pushtetit. Ndalimi i aktivistëve të LVV tregon se pushteti nuk dëshiron “shqetësime” të tilla. Por ne nuk ekzistojmë për të kënaqur pushtetin", shkruan Zaimi.


Lajmi kryesor:

Banorët në Mirditë protestë për ndërtimit të HEC-it, përplasen me policinë! Bllokojnë Rrugën e Kombit, rreth 20 të shoqëruar, mes tyre aktivistë të VV dhe 1 gazetar (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Meta flet për tradhtarë brenda PL-së, Kejdi Mehmetaj: S’jam dakord për këto terma

Meta flet për tradhtarë brenda PL-së, Kejdi Mehmetaj: S’jam dakord për këto terma