Policia kontrolle për makinat e blinduara në Kodër-Kashar, shoqërohen Ramazan e Rexhep Rraja, nipi e djali i deputetit të PS! Babai i tij akuza drejtorit të Policisë Kriminale

TIRANË-Djali dhe nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, Rexhep dhe Ramazan Rraja, janë shoqëruar nga policia mesditën e së martës. Të dy po lëviznin në një makinë të blinduar, teksa u konstatuan në afërsi të Kodër Kasharit.

Babai Ramazan Rrajës, Xhelal Rraja, pranoi para Policisë së Tiranës se djali i tij lëviz me një makinë të blinduar, por kjo sipas tij nuk është arsye që të ndalohet. Rraja hodhi akuzat ndaj drejtorit të Policisë Kriminale, Neritan Nallbati, duke kujtuar se e ka shoqëruar disa herë bashkë me të birin, në kohën kur drejtonte Policinë e Durrësit pasi sipas tij, është paguar nga persona të tjerë në Durrës.

Ramazan Rraja është pyetur nga policia në muajin tetor, për vrasjen e trefishtë të mbikalimit të Fushë-Krujës, ku mes të vrarëve ishte kushëriri i Ervis Martinaj, Brilant Martinaj.

Ramazan Rraja ka qenë në kërkim policor për vrasjen e trefishtë të mbikalimit të Fushë-Krujës për t'u marrë në pyetje, por në atë kohë nuk është gjetur. Në muajin tetor, pasi është kthyer nga jashtë është paraqitur personalisht dhe më pas është lënë i lirë. Kujtojmë se Rraja po ashtu, në 2021 u shpall në kërkim pasi hyri i maskuar e i armatosur në një lokal. Ramazan Rraja po ashtu më herët i arrestuar në Belgjikë dhe Gjermani për drogë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:27
Shoqërohet në Polici, Rexhep Rraja, ish- i dashuri i Xhisiela Malokut

Shoqërohet në Polici, Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS, Rrahman Rraja. Ai ishte në të njëjtën makinë me Ramazan Rraja. Rexhep Rraja është njohur për historinë me Xhisiela Malokut.

Ora 14:59
Babai i Ramazan Rrajës: Neritan Nallbati e ka me familjen tonë, është i paguar nga grupet kriminale

 

Babai Ramazan Rrajës, Xhelal Rraja në një prononcim për gazetarët para drejtorisë së policisë u shpreh se nuk ka dijeni se pse djali i tij është shoqëruar. Ai pohoi se djali i tij lëviz me një makinë të blinduar, por kjo nuk është arsye që ai të ndalohet. Xhelal Rraja ka akuzuar drejtorin e policisë kriminale, Neritan Nallbati, se është i paguar nga struktura të krimit që kur ishte drejtor në Durrës, dhe e ka personale.

‘Edhe kur ka qenë drejtor police ka marrë rrogë dhe i vjen rruga në shtëpi. Ajo ngjarje është vazhdim i kësaj që po them shpifje. Është sqaruar ka dhënë dëshmi janë verifikuar gjërat dhe nuk është asgjë e vërtetë. Nëse djalit tim do to faktohet gjëja më e vogël ai të përgjigjet. Nuk është në kërkim policor. Ka dy orë që rri këtu dhe nuk më ka sqaruar njeri se pse është shoqëruar. Është e vërtetë që lëviz me makinë të blinduar pse duhet të ndalohet për lëvizje më makinë të blinduar. Makinën e kam unë me letra.’- u shpreh Xhelal Rraja.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ndue k.: 16/11/2022 02:44

    ne veri kur fshati apo krahina kishin te benin me nje familje kriminale dhe hajdute,,,i digjesh shtepia dhe perzeheshin nga fshati apo krahina,,,apo dhe vriteshin.....mendoj se per disa familje sot duhet te praktikohet kanuni i lekes...

    Përgjigju
  • vlonjati: 15/11/2022 21:16

    Mire se makinen e paske time dokumenta,po patente ke ti ? Pse s'te kane arrestuar dhe ty.Megjithese sa te jete Rama ne pushtet nuk ju arreston njeri ju por kete jua ben Rama per presjon qe mos devijoni nga rruga e Zotit ( Rames)

    Përgjigju
  • Sara: 15/11/2022 19:15

    Mos i prekni femijet e politikaneve se ju nxjer Rama rrugeve te papune o polici...ka nevoj per voten e deputetit e jo per shefin qe ben detyren...shefi del i papune po preku interesat e Rames dhe lakenjve te tij.Ende nuk e keni kuptuar qe i sherbeni Rames dhe jo qytetareve

    Përgjigju
  • Loru: 15/11/2022 18:11

    Ky shihet ca prerja ka qe te kuptosh. Me makine te blinduar nuk leviz njeri kot ke Zoteri mwndohu pak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Rrëfimi i një gjyshi:  Sa here shikoj nipin harroj që djali ka vdekur

Rrëfimi i një gjyshi: Sa here shikoj nipin harroj që djali ka vdekur