Shoqërohet në komisariat avokati Gjergj Neli, gruaja e tij: E kanë marrë forcërisht! Policia: Qëlloi me grusht efektivin (VIDEO)

Mbrëmjen e stome është shoqëruar në policinë e Lezhës avokati Gjergj Neli.

Ai është marrë forcërisht nga zyra e avokatisë ku po punonte. Bashkëshortja e tij zevendes kryetare e Dhomës së Avokatisë Shaqe Marinaj ka denoncuar se i shoqi është dhunuar nga uniformat blu.

Ndalimi është bërë me arsyetimin se ka vendosur dy stola ne hyrje të zyrës për arsye te covid-19 por më pas është denoncuar nga një banor i pallatit.

Avokatja  Marinaj  ka deklaruar se efektivët e policisë e kanë dhunuar burrin e saj. Ajo ka kërkuar që të veprohet menjëherë ndaj efektivit që ushtroi dhunë. Ndërsa ka bërë gati padinë ajo ka kërkuar që të sekuestrohen kamerat e sigurisë për të evidentuar dhunën.

Nga ana tjetër policia thotë se ka shkuar për të sheshuar një konflikt mes avokatit dhe një banori pasi ka marrë një telefonatë. Në njoftim thuhet se kur polici ka ndërhyrë, avokati i ka grisur bluzën dhe e ka goditur me grusht.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:38
Shoqërimi i avokatit, policia: Ndërhymë të ndërpresim konfliktin, ai goditi me grusht policin

1603831227_5f987c1137917gjergjneli1.jpg

Policia ka reaguar pas shoqërimit në komisariat të avokatit Gjergj Neli.

Në njoftimin e policisë thuhet se teksa ka ndërhyrë të shuajë një konflikt mes tij dhe një tjetër personi, Nela ka qëlluar me grusht një polic.

Njoftimi i policisë:

Më datën 27.10.2020  rreth orës 15:10, në sallën operative të DVP ka ardhur një telefonatë për një konflikt, në afërsi të hotel turizmit Lezhë.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë në adresën e dhënë, ku kanë konstatuar shtetasin Gj.N.,dhe bashkëshorten e tij shtetasen Sh.M.,me profesion avokat duke u konfliktuar me një shtetas.

Punonjësit e Policisë kanë ndërhyrë për të penguar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, por shtetasi Gj.N., i ka  kundërshtuar me dhunë duke goditur me grusht dhe grisur bluzen njërit prej punonjësve të Policisë.

Shtetasi Gj.N.u shoqerua në Komisariatin e Policisë Lezhë.

Në vijim të veprimeve nga oficeri i  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj.N.,68 vjeç, banues në Lezhë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për vepren penale "Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të rendit publik".

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • preng: 28/10/2020 10:49

    ma burr kurv se qi ky sba ma nana

    Përgjigju
  • liku: 28/10/2020 09:41

    Avokat mashtruesa

    Përgjigju
  • dulja: 28/10/2020 04:45

    ku ke pare ti more plere te prekesh policin ja ike nje here ne Hollande e shikoje te semes nga ke dale je dhe avukate

    Përgjigju
  • O tej: 27/10/2020 23:07

    Dava kokrra malokrsh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet