Zbulohet dokumenti i SPAK-ut që arrestoi drejtorin e 313-ës dhe vartësin: Morën 550 mijë lekë për lejen e dyqanit brenda burgut

TIRANË-Ryshfeti për lejen e dyqanit brenda burgut për të dënuarit, ka çuar në pranga drejtorin e 313-ës në kryeqytet së bashku me varësin e tij, shefin e Logjistikës, Florjan Ahmetaj, dhe përfaqësuesin e subjektit brenda institucionit të vuajtjes së dënimit, Ervin Kurtulla. Drejtori i burgut 313 në Tiranë, Eduard Struga me dy personat e tjerë u arrestuan ditën e sotme pas hetimeve që nisën në datë 9 mars të këtij viti nisur nga denoncimi i një personi. Pra në më pak se një muaj i është dashur SPAK-ut për të vërtetuar aferën duke çuar pas hekurave tre personat.

Në dokumentin me detajet që Report Tv ka siguruar, theksohet se Eduard Struga me shefin e logjistikës i kanë marrë përfaqësuesit të dyqanit. 550 mijë lekë në këmbim të favoreve për t'i dhënë lejen brenda burgut. Në momentin e arrestimit shefit të logjistikës i janë sekuestruar 100 mijë lekë, që sipas SPAK-ut janë përfitim i parregullt nga personi që kishte dyqanin brenda burgut.

1585943294_EduartStruga.jpg

Me rreth Eduart Struga, drejtori i burgut që u arrestua sot

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:06
Dokumenti i SPAK-ut: Si nisi hetimi dhe pse u arrestua drejtori i burgut 313 (Detajet)

Report Tv zbardh dokumentin e SPAK, prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion që çoi pas hekurave drejtorin e burgut 'Jordan Misja' njohur edhe si 313-ta në Tiranë së bashku me vartësin e tij, shefin e logjistikës me inicialet F.A. dhe E.K. që është përfaqësuesi i dyqanit brenda burgut që u bë shkak për prangosjet. SPAK njofton se hetimet nisën këtë vit pas kallëzimit nga një person lidhur me aferën. Sipas SPAK, drejtori dhe varësi i tij të arrestuar kanë kërkuar shuma të konsiderueshme dhe kanë marrë rreth 550 mijë lekë të personit që kishte dyqanin në ambientet e burgut në këmbim të favoreve për t'i dhënë leje. Në momentin e arrestimit shefit të logjistikës i janë sekuestruar 100 mijë lekë, që sipas SPAK-ut janë përfitim i parregullt nga personi që kishte dyqanin brenda burgut.

Ora 18:57
Leja e dyqanit brenda burgut! Zbulohet arsyeja e arrestimit të drejtorit të 313-ës

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i drejtorit të burgut 313 në Tiranë. Burime për ReportTv bëjnë me dije se arrestimi i Eduart Strugës dhe 2 personave të tjerë ka ardhur pasi dyshohet se kanë kryer favorizim (korrupsion) për marrjen në zotërim të një dyqani në brendësi të burgut pasi çdo ambient vuajte dënimi zotëron nga një dyqan të tille.

Ora 17:05
Arrestimi i drejtorit të burgut 313/ Në pranga vartësi i tij dhe një punonjës i sektorit privat

Sipas burimeve të Report TV dy personat e arrestuar së bashku me drejtorin e burgut Eduart Strugaj,  njëri është vartës i tij në burgun 313, ndërsa i arrestuari tjetër është punonjës në një sektor privat.

Pas kontrolleve të tre të arrestuarve, janë sekuestruar një shumë e konsiderueshme parashë për të cilat dyshohet se janë pjesë e parave të marra në mënyrë korruptive përmes tenderit.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • llio: 04/04/2020 17:51

    arrestoni erion ahmetin e rrugores tirane qe zhvat 30 milion cdo muaj. ku eshte spak ketu eshte dhe ne video denoncimi ne publik

    Përgjigju
  • leone: 04/04/2020 11:29

    Po per Berishen s'ka dokumente e dosje SPAKU? Per Meten nuk ka gje fare?! kur vilat e tyre ne Lalez ja bejne mu,pervec te tjerave dhe kur Berisha del e mburret televizioneve duke deklaruar "5 snajpera do vrisnin Edi Ramen dhe po te mos e vrismnin ata do e vrisja une me snajperin e 6-te po te afrohej ne gardhin e kryeministrise...?!!!"Do me Arben Kraja per Berishen,Liken,Lylin,Moniken e kompani qe te filloje e te beje sefte detyren e tij te rendesishme apo e kane tredhur perpara se te vendoset atje?cironjkat jane te shumta ne shqiperi,por ato i kane lindur e i kane ushqywer peshqit e medhenj,per te mos thene peshkaqenj te llojit Berisha e Metaj!Nga ata duhet filluar me kemben e djathte.

    Përgjigju
  • Erald: 04/04/2020 09:34

    Harxhuam 50 milion usd per Spak dhe arreston per korrupsion 550.000 leke. Mgjths edhenper kete nuk jam i bindur, do kete shkelur ne kallo diku

    Përgjigju
  • S.P.A.K: 03/04/2020 19:19

    po ne kemi presidendin e vendit kryhajduti i vendi ca presim prej ushtareve te tyre , ato do ushqehen , keshtu qe po levisin mrena mundsive te tyre per te bere dicka . po ja qe doli huq. Iam sorry . thanks s.p.a.k

    Përgjigju
  • Arber: 03/04/2020 17:11

    Te arrestojn ate qe e emeroi se me siguri absolute e ka blere vendin e Drejtorit ne mos me cash me klering .Ha ha ha i deshtoi biznesi .

    Përgjigju
  • USA: 03/04/2020 17:10

    ME QE E PASKE MIK ÇOJI PAKETA CIGARE DHE MESOJE QE TE HEQI VESIN E HAJDUTIT SE DO E KET TE LINDUR HË TRAP

    Përgjigju
    • Usa dragon fly: 04/04/2020 10:18

      E mor sali berisha cohu dhe tregoja vendin ketij populli

    • Usa:leshko: 03/04/2020 21:16

      Un do ti coj buke o trap me zile se e bene vetem per ta djeg se nuk korruptohet per 550mjlek. Me metoda specjale dhe ne flagrance i gjeten shefit te logjistikes dhe futen ne burg drejtorin e kuptoni se ska te beje. Pse Spak nuk heton 42 milion e nje firmez fantazem apo 1.5milione te nje tenderi dhene nje firme qe ka nje jave qe medek ka shtu edhe ushqim ne nipt. Popull dele

    • Usa Leshi: 03/04/2020 17:42

      Me pe ta mburrja apo ta mbroja o zoteri qe ofendon , une e kam njohur ne nje moshe kur akoma njeriu se ka formuar 100% karaterin dhe thjesht me vjen keq vetem per njeriun qe qendron pas zyrtarit.Nese ka bere dicka gabim ta vuaje , si njeriu njeriut i uroj sa me pak dhimbje.

  • Drejtesi: 03/04/2020 16:50

    Ministrja e Drejtesise nuk e kapare dosjen e ketije kuadri te PD qe e ka emruar ne kete detyre te rendesishem! Si eshte e mundur tille drejtues korruptohen ne nje kohe te shkurter te emrimit ne detyre? Kjo eshte administrata e korruptuar dhe ke e perfolur sot nga publiku shqiptare,qe zoti Rama duhet ta degjoje,pasi opozita e vdekur ne ket vend nuk ndigjohet,kandryshu taktike per marjen e pushtetit,pershkak te deskriminimit qe i bejen punes qeverise pikerisht keto figura te korruptura.Po Ministrja e drejtesise aka valle ndonje fije pergjesije per ket rast! Apo firmos e vulos si patekeq,ne abuzim me detyren. Kryeministri duhet ti shkarkoj keto tip ministrash te perfolura,pasi ata po e demtojne rende imazhin e punes qeverise,duke i dhen pike opozites qe pret megoje hapur te mare pushtetin.

    Përgjigju
    • Pukjan: 03/04/2020 17:43

      Ministria e ka pukjanin e vete, besoj e di si funksionon apo jo .

  • 313: 03/04/2020 16:13

    Ah mor Ed si perfundove ne hekura , te merr me qafe leku i madh o shoku im i vjeter .Bere leke te Antidroga e Tiranes ne kohe te PD e i shkove afer burgut po nuk te futen brenda,keta qe u ngaterrove se fundmi hengren njeri-tjetrin 45 vjet e jo ty nje cun Puke i pa krahe.Dalsh sa me shpejt e me sa me pak siklete.

    Përgjigju
    • HORRI: 03/04/2020 18:40

      Paska qene xhongler po i ndodhi nje aksident , do di si do dali , rendesi ka qe ka leke te madh . Nuk haet vetem leku i madh .

    • Avokat: 03/04/2020 16:41

      E vertete e gjitha...nuk u zihet bese socialisteve. E kane fut ne pune vetem me e fut ne burg. Cun flori

    • o burgo: 03/04/2020 16:36

      Keta qe hengren njeri tjetrin per 45 vjet na lane dhurate Salen, shpirtziun, fytyrevrerin, atin e gjithe vjedhesve, autorin e 1997-s. Eduardit mire t’i behet se eshte vjedhes. Neqoftse e ke mik, coji patatina me leng portokalli te paraburgimi. Qani hallet bashke. Te uroj shendet o burgo i 313-s.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nesër mbyllet afati, 66 mijë fermerë aplikuan për subvencione! Zv. ministri: Fondet shpërndahen pas verifikimit në terren

Nesër mbyllet afati, 66 mijë fermerë aplikuan për subvencione! Zv. ministri: Fondet shpërndahen pas verifikimit në terren