Shpallen fituesit e programit UK-Albania Tech Hub, Tirana qendër e inovacionit

Shpallen fituesit e programit UK-Albania Tech Hub, Tirana qendër e inovacionit

Teksa Tirana është në pritje të rezultatit, si një nga pesë finalistet, për të qenë kryeqyteti Europian i Rinisë 2022, dje pasdite u shpallën 28 fituesit e programit UK-Albania Tech Hub, që synon të nxisë startup-et shqiptare dhe ato të Ballkanit Perëndimor në fushën e teknologjisë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se edhe kryeqyteti shqiptar është kthyer në një qendër për inovacionin, duke kaluar në nisma konkrete dhe praktike. “Jam shumë krenar për 28 fituesit e parë të një programi unik për Shqipërinë. Jam sot krenar sepse ky qytet ka një dëshirë për inovacion dhe teknologji. Më vjen mirë se kemi kaluar nga folklorizmi për inovacionin në diçka konkrete dhe praktike”, tha Veliaj, teksa shtoi se shumë prej startup-eve që kanë nisur në kryeqytet kanë kapërcyer kufijtë.

Ai kërkoi prej të rinjve dhe të rejave të talentuar që ta shohin njëri-tjetrin jo si rivalë, por si një mundësi më shumë për të bashkëpunuar për të nxjerrë produkte edhe më të mira. “Nëse bëjmë edhe një pakt, përveç atij teknologjik, por edhe një pakt social me njëri-tjetrin, që secili që kemi në krah mund të jetë aleati, ortaku, frymëzuesi, bashkëpunuesi, klienti. Po ta shohim njëri-tjetrin me këtë pozitivitet, mund të korrektojmë shumë nga gabimet që disa zanate të tjera, e bëjnë tipikisht kur bëjnë gjithmonë llogaritë e tjetrit dhe pengojnë, njëri-tjetrin. Ndërkohë, mund t’i themi njëri-tjetrit: Jam shumë krenar për ty, bravo të qoftë, a mund t’i bashkojmë forcat dhe të bëjmë një produkt që mund të bëjë namin ashtu si në Shqipëri edhe jashtë”, tha Veliaj.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman vlerësoi talentet nga Shqipëria dhe rajoni që janë bërë pjesë e këtij programi, ndërsa siguroi për mbështetje të vazhdueshme dhe inkurajim të startup-e në Shqipëri.

UK-Albania Tech Hub është një program rajonal i Ballkanit Perëndimor që mbështet bashkëpunimin midis vendeve të Ballkanit dhe Mbretërisë së Bashkuar në fushën e teknologjisë. Pas projektit të suksesshëm me startup-e shqiptare, programi këtë vit ka përfshirë dhe pranuar aplikime nga startup-et e vendosura në vendet e Ballkanit Perëndimor. Qendra lehtëson partneritetet dypalëshe të teknologjisë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Qendra fokusohet në startup-et e teknologjisë që kanë potencial për të kontribuar në rritjen në Mbretërinë e Bashkuar, duke ndarë inovacionin, aftësitë dhe mundësitë e biznesit mes vendeve. Projekti e bën këtë përmes identifikimit të zgjidhjeve të synuara, partnerëve dhe modeleve të bashkëpunimit për startup-et e teknologjisë, duke angazhuar sipërmarrës me eventet për krijimin e kapaciteteve me ekspertë kryesorë të biznesit që çojnë një delegacion në Mbretërinë e Bashkuar për t’u njohur me partnerë të mundshëm të biznesit dhe teknologjisë.


Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zajmiri: 21/11/2019 23:10

    Erion velija po u ve toll shpellareve qe do vizitojne Tiranen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Babale', gjyqi në Gjykatën e Apelit, Salianji dhe avokati i tij mungojnë për arsye shëndetësore

Dosja 'Babale', gjyqi në Gjykatën e Apelit, Salianji dhe avokati i tij mungojnë për arsye shëndetësore