Historike në Francë, ish-presidenti Nicolas Sarcozy dënohet me 3 vite burg për korrupsion

Në një vendim që konsiderohet historik, Gjykata Franceze ka dënuar ish-presidentin Nicolas Sarcozy për korrupsion. Ish presidenti u dënua me një dënim prej 3 vitesh heqje lirie,  2 prej të cilëve u anuluan dhe një nga të cilët do ta vuajë ose shtëpi duke mbajtur një byzylyk elektronik ose me dy vite punë të detyruar në komunitet. Sarkozy u akuzua se ofroi një post publik një gjyqtari në këmbim të informacioneve sekrete në lidhje me një hetim, të nisur ndaj tij.

Sarkozy, i cili shërbeu si president I vendit nga 2007 në 2012, mohoi të gjitha akuzat kundër tij gjatë gjykimit 10-ditor që u zhvillua vitin e kaluar.

Prokurorët kërkuan dy vjet burg dhe dy vjet me kusht për secilin nga të tre të pandehurit mbi atë që ata e konsideronin se ishte një "pakt korrupsioni".

" nuk ka ekzistuar kurrë ndonjë marrëveshje e tillë," i tha Sarkozy gjykatës. "As në kokën time dhe as në realitet. Unë dua të pastrohem nga ky turp, " tha ai.

Çështja për të cilën ai akuzohet daton në vitin 2014. Hetuesit përgjuan telefonat e Sarkozy dhe avokatit të tij mbi akuzat që ish-presidenti kishte marrë në mënyrë të paligjshme miliona euro nga diktatori i ndjerë libian Muammar Gaddafi për të financuar fushatën presidenciale në 2007-ën.  Në atë kohë, Sarkozy, po hetohej gjithashtu për marrjen e pagesave të paligjshme nga trashëgimtari i perandorisë L'Oréal, për të financuar fushatën e tij presidenciale.

Më 30 janar 2014 hetuesit përgjuan bisedën e Sarkozy me avokatin e tij, kur ky i fundit i propozonte presidentit ti ofronte një post zyrtar gjykatësit Gilbert Azibert në këmbim të dokumenteve konfidenciale që lidheshin me aferat korruptive të Sarkozy.

Gjyqi ndaj Sakorzy duhej të niste në vitin 2014 por u shty nga apelimet e njëpasnjëshme, por u finalizua ditën e sotme me vendimin e dhënë nga gjykata e Parisit. Sarcozy ka të drejtë që brenda 10 ditësh të apelojë sërish vendimin.  . 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AltinTop: 01/03/2021 18:05

    Dmth me par denohet Sarkozy per korrupsion se sa Meta dhe Berisha qe e vodhen dhe e dogjen shtetin sa here deshen...

    Përgjigju
  • Dekani i SHQUPIT: 01/03/2021 17:58

    Franca ne vitin 2021 arrin te denoje per korrupsion ish presidentin Sarkozi,kurse ne e konservojme Sali Berishen,Ilir Meten e Lylin qe kane bere 100 here me shume se Sarkoziu korrupsion e krime nga me monsrtruozet sepse ruhen si "monumente kulture"!Turp per ne si popull dhe per organet e drejtesise shqiptare qe jane kapur perpara se te ngrihen e te funksionojne!I "meritojme" te votohen prapa e te na hypin dhe nje here si njehere ne kurriz! nuk ja mban as Edi Rames te merret me ta dhe as SPAKUT E BKH-SE!

    Përgjigju
    • Si funksionon bota: 01/03/2021 18:19

      Edhe Shiraku dhe Fijoni jane denuar me burg nga gjykata per shperdorim fondesh, por nuk kane bere asnje dite burg. Pasi mbarojne gjithe apelet u vene nje byzylyk ne kembe per ca muaj edhe u thone zere se e bere burgun, duke jetuar ne vile. Keshtu do “denohen” edhe Likja dhe Sala.

    • Revolucion: 01/03/2021 18:19

      Franca, biri im, ka prerë edhe kokë mbreti. Shqiptarët as thonjtë e paprerë të rritur andej nga Franca.

  • Comentatore: 01/03/2021 16:45

    The comments!Ku janë?!Sarkozy i pafajshëm!Mik i Shqiptarëve!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Kikia: Çdo ditë gjysma e qeverisë para se të shkojë në punë, shkon në SPAK një herë

Kikia: Çdo ditë gjysma e qeverisë para se të shkojë në punë, shkon në SPAK një herë