Holanda shpallet fituese e Eurosong 2019, Shqipëria në vendin e 18-të (VIDEO)

Pas një nate të gjatë plot emocione është shpallur fituesi i Eurosong 2019. Shteti fitues është Holanda. 

25 vjeçari Duncan Laurence me këngën 'Arcade' është fituesi i edicionit të 64-të të Eurovizionit. Ai ishte pretendent që prej disa muajsh.

Kënga e tij flet për një dashuri të pamundur me një person që nuk jeton më.

Vitin e ardhshëm pritet që spektakli të zhvillohet në Amsterdam.

Vendin e dytë e fitoi Italia dhe e treta u rendit Rusia.

Shqiperia me Jonida Maliqin me kengen "Ktheju Tokes" u rendit ne vendin e 18 me 90 pike.

Jonida Maliqi dhuroi një performancë elektrizuese në “Eurovision”.  Këngëtarja shqiptare u vlerësua nga të gjithë për zërin e saj të fuqishëm dhe për emocionin që përcolli me këngën “Ktheju Tokës”.  Kënga përfaqësuese e Shqipërisë u këndua në gjuhën shqipe para miliona njerëzve. 

Faqja zyrtare e Eurosong e ka cilësuar zërin e Jonidës mahnitës dhe interpretimin e shkëlqyer. E veshur si një mbretëreshë ilire, Maliqi arriti të përcillte më së miri mesazhin e këngës, që përmban shumë elementë folklorikë shqiptarë.

E shoqëruar nga backvocal-et Artemisa Mithi, Tiri Gjoci dhe Uendi Mancaku këngëtarja arriti të kualifikohet për në finalen e 18 majit. Me tekst dhe kompozim të Eriona Rushitit kënga përfaqësuese e Shqipërisë në këtë edicion të 64-tët të mbajtur në Tel Aviv u këndua në shqip.

Në orkestrimin e bërë nga Enis Mullai, skenografi e veshjen e realizuar nga Ardi Asllani nuk munguan as elementët e etnosit shqiptar.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xreport: 20/05/2019 18:14

    na turperoi botoxi kurr kaq posht

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet