A do të ndryshojë ora këtë vit?! Ky është vendimi i fundit

A do të ndryshojë ora këtë vit?! Ky është vendimi i fundit

Big Ben në Londër

Ora nuk  do të ndryshojë sërish dy herë në vit dhe kjo do të nisë nga tetori i këtij viti.

 Bashkimi Evropian, përmes Komisioneres Evropiane për Transportin, Violeta Bulc ka njoftuar se ndryshimi i orës dy herë në vit në të gjithë kontinentin do të fillojë që nga tetori i vitit 2019.

Kjo praktikw u përdor si një mjet për të ruajtur energjinë gjatë Luftërave Botërore, si dhe krizat e naftës të viteve 1970 dhe u bë ligj në të gjithë bllokun në 1996.

 Të gjitha vendet anëtare të BE-së kanë afat deri në prill të vitit tjetër për të vendosur që të qëndrojnë përgjithmonë në zonën e kohës verore apo në zonën e dimrit.

Postimi i Bulc

 Në Evropë, siç dihet  shtetet i ndryshojnë skemat e tyre 60 minuta para të Dielës së fundit të Marsit, ndërsa në Tetor ata i kthejnë akrepat 60 minuta pas.

Violeta Bulc

Sipas njoftimit të BE-së, të gjitha shtetet anëtare duhet të kenë të njëjtën zonë kohore dhe t'i japin zgjidhje praktikës së ndryshimit. Komisionerja Evropiane për Transportin deklaroi se duhet të gjendet një konsensus midis shteteve anëtare të Parlamentit Evropian.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, protesta nesër, bllokohet bulevardi pranë bashkisë, policia bën thirrje të shmangen aktet e dhunës

Tiranë, protesta nesër, bllokohet bulevardi pranë bashkisë, policia bën thirrje të shmangen aktet e dhunës