Shpallja e vakancave për 'Kushtetuesen', Kim dhe Varhelyi: Hap para për drejtësinë! Ngritja e gjykatës kusht për negociatat

Shpallja e aplikimeve për dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese është përshëndetur edhe nga ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim dhe komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi. Të dy theksojnë se ky është një hap para për drejtësinë dhe plotësimit të kushtit të kërkuar nga BE, që është ngritja e Gjykatës Kushtetuese për të nisur negociatat mes Shqipërisë dhe BE-së.

Më një reagim në twitter, ambasadorja Kim shkruan se ky është një hap para për të ecur me reformën në drejtësi, ndërsa u bën thirrje të gjithë juristëve të aplikojnë për të ngritur sa më shpejt Gjykatën Kushtetuese dhe t'i shërbejnë vendit të tyre.

"Faleminderit Presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi për rihapjen e shpejtë të thirrjes për kandidatë për Gjykatën Kushtetues. Shpresojmë që juristët do t'i përgjigjen kësaj thirrjeje të rëndësishme për t'i shërbyer vendit të tyre. Le të vazhdojmë të ecim përpara për të dhënë Drejtësi!", shkruan Kim.

Edhe komisioneri për zgjerim në BE, Oliver Varhelyi përshëndeti hapjen e procedurave për aplikimin në vakancat për Kushtetuesen, duke e cilësuar si një kërkesë të BE për të nisur negociatat dhe mbajtjen e  konferencës së parë ndërqeveritare.

"Unë mirëpres hapjen e procedurave të aplikimit për 2 vakancat në Gjykatën Kushtetuese. Thelbësore që të gjithë autoritetet të mbështesin këtë proces pa vonesë. Kjo është një kërkesë kryesore e Këshillit Europian për të hapur konferencën e parë ndërqeveritare. BE vazhdon të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të pranimit", shkruan Varhelyi

Më 23 dhe 24 shtator Kuvendi dhe Presidenca hapën procedurat për aplikimin për dy vende vakante në Gjykatën Kushtetuese. Kuvendi shpalli vendin vakant të lënë nga Fatos Lulo i shkarkuar nga Vettingu, ndërsa Presidenca  rishpalli procedurën e aplikimit për vendin vakant për gjyqtar pas përfundimit përpara kohe e mandatit të ish-gjyqtarit Besnik Imeraj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Samiu: 25/09/2020 13:40

    Sa shume qe i dhimset kesaj Shqiperia. Me shume se Amerika! Dhe ben thirrje qe te shkojet ne ...BE. Nderkohe, BE ben thirrje pse shkoni ne Amerike, ku u con mushka. Sa zili i kane koleget ambasadore keto ne Tirane. Bejne palle e iu duket vetja te medhenj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD