GREQI - Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e djeshme në Santorini në Greqi, ku për pasojë ka humbur jetën një 29-vjeçar shqiptar.
I riu ishte duke drejtuar motorin e tij dhe sipas mediave fqinje ka humbur kontrollin duke u përplasur me një makinë e cila drejtohej nga një vajzë 27 vjeçare.
Nga të dhënat e policisë shoferja e makinës nuk ka pasur lëndime. Menjëherë pas aksidentit, i riu shqiptar është transportuar në spital po nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Policia vijon hetimin për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
-
Jo
-
Nuk e di
Votat totale janë unike