Shpërdoroi detyrën, merret nën
hetim gjyqtarja Teuta Hoxha

Shpërdoroi detyrën, merret nën<br />hetim gjyqtarja Teuta Hoxha
TIRANE - Një gjyqtare e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës rrezikohet të shkarkohet nga detyra, pas hetimeve të nisura nga Njësia Task Force në Prokurorinë e kryeqytetit. Teuta Hoxha mësohet të jetë marrë nën hetim pas një kallëzimi penal të bërë në organin e akuzës nga avokati Agron Bajri.

Burime të besueshme pranë këtij institucioni thanë se Hoxha dyshohet se ka shpërdoruar detyrën gjatë gjykimit të një çështjeje pronash. Task Force ka dorëzuar dosjen në ngarkim të saj në Prokurorinë e Përgjithshme, ku kryeprokurori Adriatik Llalla do të njihet me të, e do t’ia referojë më pas Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Sipas burimeve, Hoxha i ka njohur të drejtën e pronësisë së një sipërfaqeje trualli prej 4 mijë metrash katrorë në periferi të kryeqytetit Dashamir Bathores, i dënuar afro dy vite më parë nga Gjykata Penale e Tiranës për falsifikim dokumentesh për të njëjtin truall, ngjarje për të cilën u dënua me 3 vite burg edhe noteri Nezir Murati.

Bathorja ishte dënuar në Gjykatën Civile për falsifikim në bashkëpunim, por pas përfundimit të gjyqit ai i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë për marrjen e pronësisë së truallit. Gjyqtarja Teuta Hoxha në vendimin e dhënë, ka argumentuar se Bathorja duhet të njohet si pronar i truallit, edhe pse Gjykata Penale kishte dhënë vendimin e mëparshëm duke e dënuar atë.

Në shtator të vitit 2011, njësia Task Force e Prokurorisë së Tiranës përfundoi hetimet nga noterit Nezir Murati, i cili në bashkëpunim edhe me tre persona të tjerë, një prej të cilëve Dashamir Bathorja, falsifikoi dokumentet për dy ngastrat e tokës në periferi të Tiranës, me një sipërfaqe prej 4 mijë hektarësh. Tokat ishin shitur nga njëri pronar dhe në rastin e dytë nga dy pronarët e tjerë, duke falsifikuar dokumentet sikur të pranishëm ishin të gjithë bashkëpronarët.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj vizitë në Urdhrin Sovran të Maltës, takohet me Fra' John Dunlap

Presidenti Begaj vizitë në Urdhrin Sovran të Maltës, takohet me Fra' John Dunlap