Shpërdoruan detyrën dhe abuzuan me tenderat, KLSH kallëzon në SPAK ish drejtorin e përgjithshëm të Autoritetit Portual Durrës dhe 6 punonjës të tij

Në një auditim në  Autoritetin Portual Durrës, KLSH ka kallëzuar në SPAK ish drejtorin e përgjithshëm të Autoritetit Portual Durrës dhe 6 punonjës të tij për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjatë periudhës  1 korrik 2018 deri më 31 dhjetor 2020, të kryer nga KLSH ka rezultuar se ish Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, së bashku me 6 punonjës të tij, Përgjegjësin e Prokurimeve, dy Përgjegjës Sektori, një jurist dhe dy specialistë kanë abuzuar me procedurën e prokurimit “Shërbim konsulence”, me objekt “Libri i tarifave”.

Veprimet e ish Titullarit të Autoritetit Portual Durrës dhe punonjësve të tij janë kryer në kundërshtim me ligjin duke sjellë keqpërdorim të fondeve publike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Presidenti i ri do të jetë një prej emrave të propozuar nga opozita?



×

Lajmi i fundit

John

Me Buron Sadik Kacelin, dy thesare arti në një studio!