Shpërdoruan të dhënat e TIMS e lejuan lokalet pas orës policore, gjykata jep masat për efektivët e policisë, vetëm një lihet në burg

Foto ilustruese

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për efektivët e policisë, të cilët u ndaluan pak ditë më parë pas një aksioni të SPAK dhe akuzohen për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh.

Gjykata ka lënë në burg për Durim Murjan. Ndërkohë për Jashar Shehu dhe Arjan Balla gjykata ka caktuar maësn 'arrest në shtëpi'. Gjykata e Tiranës ka vendosur detyrim paraqitje për Krenar Gjokutajn, me detyrë Shefi i Komisariatit të Policisë Korçë.

Kelmend Pikulin, Matilda Hamollin, Petro Frahollin, Genci Hysin, Kamber Kllogjeri dhe Çlirim Akrobatin, gjykata ka caktuar ‘pezullim nga detyra’ dhe ‘detyrim paraqitje’.

Efketivët u vunë në pranga pas një hetimi dhe përgjimi që nisi fillimisht me policët e Korçës, në lidhje me kalimin e paligjshëm të emigrantëve. Nga përgjimet dolën edhe efektivët e Tiranës të Komisaritati nr. 1 që akuzohen për lejim të kalimit të personave jashtë orarit policor të vendosur për shkak të COVID-19.

Në operacion e koduar "Rei" efektivët akuzohen veprat penale "Shpërdorim detyre" dhe "Falsifikim i dokumenteve". Pas hetimeve intensive disa mujore këta punonjës policie janë kapur në veprimtari të kundraligjshme në kohë dhe episode të ndryshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 23/10/2021 17:01

    Turp i madh per kete lloj banalizimi te krimit kryer nga uniformat blu me drejtuesit e [email protected]

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të vendosen kufizime për personat e pavaksinuar?



×

Lajmi i fundit

John

3 djem të dehur me një transgjinore në hotel, detajet e historisë rozë sot në Durrës që përfundoi me 1 të plagosur