Shpërndahen çmimet kombëtare të Letërsisë 2018, LISTA e fituesve

Shpërndahen çmimet kombëtare të Letërsisë 2018, LISTA e fituesve

Nga ceremonia e shpërndarjes së çmimeve kombëtare të Letërsisë për vitin 2018

TIRANË- Ministria e Kulturës ka shpallur çmimet kombëtare të Letërsisë për vitin 2018. Juria e përbërë nga Brikena Çabej, Dhurata Shehri, Visar Zhiti, Riza Braholli dhe e kryesuar nga Alda Bardhyli kanë vlerësuar me çmimin kombëtare në "Eseistikë" shkrimtarin Ismail Kadare me romanin "Kur sunduesit grinden".

Mimoza Hafizi me "Pika trëndafil" ka triumfuar mes tre kandidatëve, duke u vlerësuar me çmimin për Letërsinë për fëmijë. Sa i përket vëllimin poetik më të mirë për vitin 2018 u vlerësua Havzi Nela me "Vepra poetike e plotë”, e ndërsa për përkthimin më të mirë Luan Topçiu me librin "Linda Maria Baros – “Shtëpia me brisqe rroje”. Ndërkohë është vlerësuar me çmim për “Tregimin më të mirë” dhe “Për vajzat nga Parisi” shkruar Roland Gjoza.

Në kategorinë e fituesve është renditur edhe Enkel Demi, me pseudonimin "Tom Kuka". "Gurët e Vetmisë" ka fituar çmimin e romanit më të mirë.

Kjo ceremoni e shpërndarjes së çmimeve ishte parashikuar që të zhvilloheshin në nëntor të 2019, por për shkak të tërmeti u shty, për t'u shpërndarë në janar.

Lista e fituesve 
Çmimi i Letërsisë për fëmijë 2018
Mimoza Hafizi me librin "Pika trëndafili"

Tregimi më i mirë 2018
Roland Gjoza me "Për vajzat nga Parisi"

Përkthimi më i mirë 2018
Luan Topçiu me "Shtëpia me brisqe rroje"

Vëllimi poetik më i mirë 2018
Havzi Nela me "Vepra poetike e plotë"

Çmimi "Eseistikë"
Ismail Kadare me "Kur sunduesit grinden"

Romani më i mirë 2018
Enkel Demi (Tom Kuka) me "Gurët e Vetmisë"

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund