Leonardo Di Caprio bën thirrje për mbrojtjen e lumit Vjosa, aktorit i përgjigjen Basha, Meta dhe Kryemadhi

Aktori i famshëm Leonardo di Caprio vazhdon të bëjë përsëri thirrje për mbrojten e lumit të Vjosës.

Di Caprio ka reaguar nëpërmjet një video në ‘Instagram’ duke shkruar se javën e kaluar aktivistët në të gjithë Evropën i kërkuan qeverisë shqiptare dhe Komisionit të Bashkimit Evropian të mbështesin Parkun e Vjosës. Por, aktori i njohur shton se duhet të shpërndajmë këtë video dhe të pyesim drejtuesit më të mëdhenj të vendit, kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe krerët e opozitës Basha e Kryemadhi për tu solidarizuar me këtë nismë.

Për të treguar se janë solidarizuar me thirrjen e aktorit të njohur, presidenti i vendit Ilir Meta, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi kanë shpërndarë videon e ku bëhet thirrje për mbrojtën e lumit Vjosë dhe shpalljes së tij Park Kombëtar.

“Javën e kaluar aktivistët në të gjithë Evropën i kërkuan qeverisë shqiptare dhe Komisionit të Bashkimit Evropian të mbështesin Parkun e Vjosës . Lumi Vjosa është lumi më i madh i egër në Evropë. Janë 300 kilometra rrjedhje të pandërprera nga burimi i saj në malet në Greqi në detin Adriatik. Lumi është jetësor i rëndësishëm për më shumë se 1,100 lloje të peshqve të ujërave të ëmbla dhe është kulturor i rëndësishëm për njerëzit në Shqipëri. Dje, Parlamenti Evropian nxiti autoritetet shqiptare "të krijojnë sa më shpejt të jetë e mundur Parkun Kombëtar Vjosa, duke shtrirë tërë gjatësinë e lumit”, shkruan di Caprio.

Aktori i njohur Leonardi di Caprio ka mbështetur nismën për mbrojtjen e lumit të Vjosës në Shqipëri që nga viti 2019. Ai është shprehur kundër vendimit për të ndërtuar hidrocentrale në Vjosë, që është edhe një nga lumenjtë e 'egër' në Evropë. Di Caprio ka qenë aktiv vazhdimisht për çështjen e Vjosës, i cili ka reaguar edhe vitin që lamë pas në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama më 25 shtator ku refuzoi zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme. Por, edhe këngëtarja Ellie Goulding i është bashkuar fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa nga HEC-et. Goulding është shprehur se  këto ndërtime do të dëmtonin kultura të shumta dhe të larmishme të rajonit duke nxitur edhe ndotjen e shkatërrimin e klimës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:25
Kryemadhi shpërndan mesazhin e Leonardio Di Caprio për mbrojtjen e lumit Vjosë: Faleminderit, 25 prilli një betejë për të ardhmen

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka ripostuar mesazhin e aktorit të njohur Leonardo Di Caprio për mbrojtjen e lumit Vjosa. Kryemadhi teksa falenderon Di Caprion thotë se 25 prilli është një beteje për të ardhmen e Shqipërisë dhe mbi të gjitha të rinisë së vendit tonë.

‘Edhe unë mbështes Vjosa Park Kombëtar Tani! Faleminderit Leonardio Di Caprio dhe të gjithë aktivistëve në mbrojtje të natyrës tonë dhe të burimeve natyrore nga duart e qeverisë. 25 Prilli është një betejë që Shqipëria të jetë shtëpi për të sotmen dhe të nesërmen e fëmijëve tanë’.

Ora 20:30
Pas Bashës, Meta i përgjigjet thirrjes së Di Caprio: Të vendosur mos lejojmë vendime arbitrare deri në 25 prill

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur thirrjes së aktorit të njohur Leonardo Di Caprio, për mbrojtjen e Lumit Vjosa.

Ndërsa shpërndanë postimin e Di Caprio, në Twitter Meta shkruan se ai është i vendosur për të mos lejuar deri në 25 prill ndonjë vendim arbitrar për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Vjosa.

"Ne e duam Vjosën dhe përgjithmonë do ta mbrojmë atë! Faleminderit dhe mirënjohje Leonardo Di Caprio për solidaritetin tuaj frymëzues! Ne jemi të vendosur, deri në 25 Prill, të mos lejojmë me mjete demokratike ndonjë vendim arbitrar për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Vjosa", shkruan Meta.

Ora 20:21
Basha i përgjigjet thirrje së Leonardo Di Caprios, shpërndan videon për Parkun Kombëtar të Vjosës

1616752042_basha18.jpg

Pas thirrjes së aktorit të njohur Leonardo Di Caprio, drejtuar politikanëve shqiptarë për mbrojtjen e Lumit Vjosë, ka ardhur reagimi i kryetarit të Partisë Demokratike Lulizim Bashës.

Kreu i PD-së ka shpërndarë në Instagram, videon e postuar nga aktori i njohur, ku aktivistë në të gjithë Europën i kërkuan qeverisë shqiptare dhe Komisionit të Bashkimit Evropian të mbështesin Parkun e Vjosës.

 

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 31/03/2021 06:06

    O like injoranti e kokemadhi, mona surrat kali e lulka e shoket e tij e paskan paguar me leket e droges Di Caprio qe ju passa bere gjithe kete publicitet. Cudi si nuk paska dhene mesazh asnje personalitet shqiptar ne migrim. Besoj se ata njohin mire liken, monen e lulken

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota

Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota