Kokainë në kutitë e picave, prangosen 5 persona në Tiranë! Një i shpallur në kërkim! Videoja kur dje dy kriminelë u ikin nga duart policëve (EMRAT)

Policia ka dalë sot me një njoftim në lidhje me operacion anti-drogë që u zhvillua një ditë më parë te "Varri i Bamit" ku u arrestuan 5 persona, u shpall në kërkim një tjetër, ndërsa u sekuestruan 1 kilogram e 128 gramë kokainë.

Në pranga kanë rënë Gentian Kore, 47 vjeç, Taulant Çoku, 34 vjeç, Altin Gega, 28 vjeç, Erjon Prengaj,32 vjeç, Gazmir Cani, 26 vjeç, ky i fundin edhe personi i cili tentoi t'i ikte Policisë një ditë më parë, duke i dhënë gaz automjetit tip 'Benz' që drejtonte, duke rrezikuar edhe jetën e efektivëve. Ndërkohë është shpallur në kërkim personi me inicialet E(E). P(S)., 33 vjeç.

Policia bën me dije se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin kokainë duke e fshehur në kuti picash, aktivitet që e zhvillonin në biznesin e Gentian Kores, në rrugën në rrugën “Kujtim Laro”.

Report TV siguroi një ditë më parë pamjet e momenteve kur agjentët e operacionales i drejtohen një mjeti tip “Mercedez Benz” brenda të cilit ishin Gazmir Cani dhe Erjon Prengaj të cilit i kërkojnë të ndalojë dhe të hapë derën. Drejtuesi i mjetit Gazmir Cani refuzon urdhrin e policisë për të ndaluar, duke i dhënë makinës me shpejtësi, duke rrezikuar njërin prej efektivëve dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

Megjithatë, arratia nuk i zgjati shumë pasi efektivët e kapën vetëm pas disa minutash.

Pas këtij operacioni, efektivët e policisë i kanë marrë celularin nga dora një gazetari që po filmonte në afërsi. Gazetari Ergys Gjençaj është shtrirë përtokë nga efektivët. Në lidhje me rastin ka reaguar Prokuroria e Tiranës, e cila deklaron se në bashkëpunim me SHÇBA po kryen verifikime në lidhje me incidentin e ndodhur gjatë operacionit policor.

Policia bën me dije se vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ela: 28/07/2021 08:35

    Deshtimi i aksionit,sic shikohet nga video,nuk esht gje tjeter vecse paaftesia e policeve ne aksion.Nuk rrethohen kriminelet me trup ne kembe por bllokohet me makina nga para dhe prapa.Vertet diletantizem prandaj i sulen gazetarit qe mos te tregoj paaftesine e tyre ne kryerjen e detyres

    Përgjigju
  • Gsd: 28/07/2021 08:25

    Qe shumica e efektiveve civile tek ne jane llum kjo dihet, por qe te besh nji operacion blic dhe ti shkosh tjetrit ke xhami dhe ti ulurasesh kjo eshte me vone duret nkoke. Etika zero, profesionalizmi zero, organizimi zero. Po te shohesh me vemendje videon shef ca pallosha groshe qe bojn si horra dhe nmoment qe iken mjeti rrijne si kllufa. Nuk arrij tkuptoj shprehjen "hape deren b*****"!!! I drejtoheshin njoni tjetrit apo subjektit te ndaluar?? Per efekt specializimi mka qellu me punu me disa njesi operacionale territoriale ne europe dhe sinqerisht tvjen me vjelle kur shikon ca efektive qe nuk dihet mire percaktimi a jane aty per sherr apo per tbo detyren?? Ka plot efektive te sakte neper komisariate por problemi qendron te kto garipat gjobaxhi qe kujtojne se venin e punes e kane trashegim nga baba. Neper komente doli rasti i Dritan Dajtit dhe instiktivisht kushdo do reagoje keq, per me shume qe kto palaço skishin as mjetet identifikuese dhe perdornin zhargon halabakesh rruge. Nese i ndaluari apo te ndaluarit do ishin ne nivelin e Dajtit atehere sot do kishim dhe ndonji efektiv te rene ne krye te detyres vetem e vetem se organizimi eshte ne nivelet e 94. Personalisht do doja qe ti pezullonin nga detyra per me shume per veprimet ne kundershtim me procedurat operacionale dhe pervec ksaj per faktin qe shkojne e sulmojne gazetarin. Pa lidhje komplet!!! U dukte si skene sherri midis disa personave dhe jo si operacion policie

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës