Shpërndante drogë te 'Myslym Shyri', arrestohet trafikanti, nën hetim përdoruesi

Shpërndante drogë te 'Myslym Shyri', arrestohet trafikanti, nën hetim përdoruesi

Një 30-vjeçar është arrestuar në flagrancë duke shitur doza kanabis në zonën e "Myslym Shyrit" në Tiranë. Në pranga përfundoi Erind Mançe, 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili shpërndante lënë narkotike në zonën e "Myslym Shyrit", ku jua shiste atë klientëve të ndryshëm.

30-vjeçari u kap në flagrancë në momentin që po shiste një dozë kanabis kundrejt përdoruesit M.P., i cili po ndiqet penalisht në gjendje të lirë nga policia.

Arrestimi ndodhi gjatë operacionit të koduar "Zona", ku pas informacioneve policia nisi kontrollet në zonën e "Myslym Shyrit", ku mbrapa një karburanti kanë konstatuar 30-vjeçarin duke i shitur lëndë narkotike përdoruesit M.P.

Gjatë kontrolleve policia gjeti të fshehur në hyrje të një pallati një sasi dozash me lëndë narkotike si dhe po gjatë kontrollit të banesës së tij gjeti edhe sasinë tjetër lënde narkotike gati për ta ndarë në doza me peshë 720 gramë kanabis. Gjithashtu u sekuestruan edhe 2 aparate celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lime: 27/09/2020 13:24

    Late kokren e namit.Jo tmereni me kriminelat e vertet po procedoni pendthymit.

    Përgjigju
  • Sokrat: 27/09/2020 12:26

    Lat nam policia. Lerini njerzit ta pin noi teke rehat se jan stresu nga covid

    Përgjigju
  • Agjenti: 27/09/2020 11:34

    Mjaft me kto arrestime ordinere. Zgjidheni problemin ne origjine. I mbushet burgjet plot per nje qese bar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rikthimi në fushë dhe eliminimi, Rafa Nadal: S'ishte ndeshje për të dhënë jetën, gati për turnetë e radhës

Rikthimi në fushë dhe eliminimi, Rafa Nadal: S'ishte ndeshje për të dhënë jetën, gati për turnetë e radhës