Shpërndarja e ndihmave ushqimore në Çekrezë e Morinë, Veliaj: Do e mundim flamën e koronavirusit!

Edhe në fshatrat më të largëta të Tiranës, si Çekreza dhe Morina në Njësinë Zall Herr, nuk po mungojnë, në këto ditë të vështira, ndihmat për familjet nga ana e Bashkisë së Tiranës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte sot në familjet e Sabri Ruçit, Pjetër Zmalajt, Hyqmet Kodrës dhe Klodjan Jahjës, ku veç paketave me ushqime, sot u dha edhe lajmin e mirë të rindërtimit shumë shpejt të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti.

“Edhe me shtëpinë do të fillojmë shumë shpejt. Na vonoi pak hyrja e epidemisw, sepse ishim duke mbaruar me dosjet e tërmetit. Megjithatë, nuk do lëmë gjë mangët, do bëjmë edhe dosjet e do e mundim këtë flamë”, tha Veliaj, teksa shtoi se kjo nismë do të gjenerojë edhe vende të reja pune për banorët e zonës.

Teksa u  apeloi banorëve që të qëndrojnë brenda banesave të tyre gjer në kapërcimin e kësaj situate, ai theksoi se falë masave të marra në kohë nga qeveria, situata është nën kontroll.

Qeveria vërtet është bërë pak e rreptë, por masat janë të drejta. Eshtë më mirë me qenë pak i rreptë në fillim, për t’i mbajtur njerëzit nëpër banesa, sesa të infektohen të gjithë”, u shpreh Veliaj.

Ai nënvizoi se ndihmat nuk do të mungojnë te askush që është në nevojë.

“Më shumë ankohen ata që as nuk u është prishur shtëpia, as nuk kanë ndonjë vuatje, e janë shumë herë më kurajozë, më pozitivë, më mirënjohës ata që edhe u është prishur shtëpia, edhe po kalojnë këtë epidemi, të cilët gjejnë forcë për të ecur përpara”, tha ai.

Banorët i shprehën mirënjohjen kreut të Bashkisë, për vëmendjen që kanë treguar institucionet në këto çaste të vështira, duke iu gjendur pranë njerëzve në nevojë. Në njësinë administrative Zall Herr janë 154 familje që marrin ndihmë ekonomike dhe në këtë situatë janë mbështetur edhe me ndihma ushqimore.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pse nuk duhet t'i lajmë flokët me ujë shumë të nxehtë?

Pse nuk duhet t'i lajmë flokët me ujë shumë të nxehtë?