Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Durrës, plagosen çifti i bashkëshortëve, dërgohen me urgjencë në spital

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Durrës, plagosen çifti i bashkëshortëve, dërgohen me urgjencë në spital

Foto ilustruese

Një 54-vjeçar dhe bashkëshortja e tij janë plagosur mbrëmjen e sotme në Durrës, si pasojë  e shpërthimit të bombolës së gazit në banesën e tyre.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua në lagjen nr.13, rreth orës 20:40, ndërsa nga shpërthimi mbetën të plagosur I. K., 54 vjeç dhe E. K., 52 vjeçe.

Ata janë dërguar në spital, por nuk bëhet me dije gjendja shëndetësore në të cilën ndodhen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK