'Shpërthen' presidenti i Lyon: Jemi idiotë, mbyllja e kampionatit francez një skandal

'Shpërthen' presidenti i Lyon: Jemi idiotë, mbyllja e kampionatit francez një skandal

TIRANË- Jean-Michel Aulas gjithmonë ka qenë kundër ndërprerjes së parakohshme të Ligue 1 kampionatit francez të futbollit dhe duke parë lajmin për rinisjen e La Ligas ka shprehur gjithë zemërimin e tij:” Është paradoksale që një vend shumë i goditur si Spanja e gjeti mundësinë për ta rinisur kampionatin dhe Franca jo. Liderët tanë politikë kanë marrë pjesë në asamblenë e Federatave por kanë gjetur me të vërtetë përgjigje të ndryshme, jemi me të vërtetë idiotë”.

Presidenti i O. Lyon është i drejtpërdrejtë në intervistën e tij për L’Equipe duke thënë:” Uefa kishte kërkuar durim dhe madje na dërgoi edhe një protokoll sanitar që shteti ynë francez nuk i hodhi as sytë dhe ky është një skandal absolut” e mbyll reagimin e tij presidenti i Lyon. Ndërkaq pas vendimit për ndërprerjen e këtij sezoni dhe shpalljen e PSG-së kampione në Francë është përcaktuar 22 gushti data kur do të rinisë futbolli por sezoni i ri ai 2020-2021./Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump