Shpërthim gazi në një pikë shitje në Shkozet të Durrësit, lëndohen dy punonjës

Shpërthim gazi në një pikë shitje në Shkozet të Durrësit, lëndohen dy punonjës

Foto ilustruese

DURRËS- Një shpërthim gazi ka ndodhur në një pikë shitje në Shkozet të Durrësit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka shpërthyer një bombol gazi, e për pasojë kanë mbetur të plagosur në duar dy punonjës shtetasit R.K, 25-vjeç dhe E.K 41-vjeç. Dy të lënduarit kanë marrë mjekimin në spital, ndërsa nuk kanë dëme serioze. Sipas raportimeve për Report Tv, shoferi dhe punëtori kanë qenë duke shkarkuar autobotin pranë një pike karburantit dhe për pasojë ka pasur rrjedhje gazi.

‘Rreth orës 11:00, në lagjen nr.14 Durrës, në një pikë shitjeje, si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer një bombël gazi. Për pasojë janë dëmtuar punonjësit e pikës së shitjes, shtetasit R. K., 25 vjeç dhe E. K., 41 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tjetër JO për negociatat nga BE, mendoni se Rama ka të drejtë me gjuhën e ashpër ndaj liderëve të Brukselit?



×

Lajmi i fundit

John

Ylli Pata: Sulmet ndaj Kokalarit e Këlliçit, përse shpërtheu 'lufta civile' në Foltore?