Shpërthim në tregun kimik të Nigerisë, 4 të vdekur dhe 12 të plagosur

Shpërthim në tregun kimik të Nigerisë, 4 të vdekur dhe 12 të plagosur

Tregu kimik në Nigeri

Katër persona janë vrarë dhe dymbëdhjetë të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në tregun kimik “Onitsha”, në shtetin juglindor në Anambra të Nigerisë.

Emeka Umeagbalasi, e cila kryeson grupin e shoqërisë civile “Intersociety”, tha se shpërthimi ndodhi në një pjesë të tregut që shet kimikate, duke përhapur një zjarr që i rrafshoi dyqanet në tregun “Onitsha”, një nga tregjet më të mëdha në Afrikën Perëndimore.

Sipas burimeve që folën me gazetarët, tregtarët kishin rifilluar aktivitetet e përditshme të biznesit në dyqanet e tyre kur u dëgjua një zhurmë e madhe si shpërthimi i bombës dhe u pa shtëllunga tymi që dilte nga disa dyqane.

Kryetari i zonës së qeverisjes vendore Onitsha Jugore, Emeka Orji, konfirmoi numrin e të vdekurve për gazetarët, duke shtuar se të paktën 12 persona u plagosën teksa u larguan nga tregu.

Shkaku i shpërthimit nuk dihet akoma, por Anambra është një nga pesë shtetet në juglindje të vendit ku dhuna, për të cilën autoritetet fajësojnë grupet separatiste, po rritet mes të rinjve që përmendin margjinalizimin historik.

Zëdhënësi i komandës së Policisë së Shtetit Anambra, DSP, Tochukwu Ikenga, shpjegoi se shifra e viktimave nuk ishte ende për t'u konstatuar pasi raportohet se më shumë njerëz u vranë në atë shpërthim. Ai siguroi se situata është nën kontroll pasi në treg janë vendosur policë për të garantuar sigurinë e mallrave dhe pronave.

S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi në Report Tv/ 39% e qytetarëve vlerësim pozitiv për punën e qeverisë Rama, 61% e kanë negativ

Sondazhi në Report Tv/ 39% e qytetarëve vlerësim pozitiv për punën e qeverisë Rama, 61% e kanë negativ