Më pak se një javë, dy shpërthime në Durrës! Tritol lokalit në zonën e plazhit (VIDEO)

DURRËS- Zona e Plazhit në qytetin e Durrësit është tronditur mbrëmjen e kësaj të mërkure nga një shpërthimi tritoli që i është vendosur një lokali aty pranë, fatmirësisht pa persona të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në lagjen numër 13 në lokalin në pronësi të 59-vjeçarit të identifikuar si M.S.. Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se sasia e tritolit ishte vendosur në murin e jashtëm të lokalit, i cili ishte i mbyllur në këtë orar. Motivet e kësaj ngjarjeje nuk dihen ende, por dyshohet se mund të jetë një formë paralajmërimi për pronarin e këtij biznesit, teksa kanë nisur hetimet për të rënë në gjurmët e autorëve dhe shkaqet.

"Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit/ve", njofton policia.

Vetëm pak ditë më parë (26 janar) Durrësi u trondit nga një tjetër shpërthim tritoli që iu vu në derë të shtëpisë, poshtë makinës një efektives së policisë, Ornela Buraku. Deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar, si autor të kësaj ngjarjeje.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • arditi: 30/01/2020 00:02

    VERINI TRITOL PALLATEVE QE KENI INOT NE PLAZH QE JU ZENE PAMJEN DHE DIELLIN ,,,DHE DO DUKET SIKUR E KA RREZUAR TERMETI....

    Përgjigju
  • A.n.: 29/01/2020 23:37

    Termet dhe tritol gjithe vitin.

    Përgjigju
  • Loti: 29/01/2020 23:24

    Shikoni mos e ka bere ndonjeri qe sa doli nga burgimi perjetshem te punoj murator. C prisni kur lironi majmun te tille

    Përgjigju
  • Sylejmën Selenica: 29/01/2020 22:27

    Kabul

    Përgjigju
  • Kafsha: 29/01/2020 22:15

    Gjith kjo dhune e te gjitha formave tregon dy gjera: 1) Nuk ka akoma shtet te fortë te beje zap mutërinë . 2) Perzjerjen e shoqerise për 30 vjet në rrugën e mu tit. Ngrihu Enver djali!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë