Shpërthimi fuqishëm në Itali/ Humbin jetë dy të miturit shpëtohet babai dhe djali i vogël 2-vjeçar

Shpërthimi fuqishëm në Itali/ Humbin jetë dy të miturit shpëtohet babai dhe djali i vogël 2-vjeçar

Pamje nga vendngjarja

ITALI-Një shpërthim i fortë si pasojë e një rrjedhje gazi shkatërroi një ndërtesë dy-katëshe në Saviano në Itali mëngjesin e sotëm. Shpërthimi ka ndodhur në shtëpinë e një të moshuari në katin e dytë të banesës.

Në katin e parë të saj jetonte një familje me pesë anëtarë, babai, nëna dhe tre fëmijët e vegjël.

Fatkeqësisht si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën një vajzë 4-vjeçare dhe vëllai i saj 6-vjeçar. Babai i tyre është transportuar në gjendje të rëndë për jetën në spitalin Cardarelli bashkë me djalin e vogël 2-vjeçar i cili u nxorr i gjallë nga rrënojat.

Nga ana tjetër policia dhe zjarrfikësit janë duke kërkuar nënën dhe gjyshen e fëmijëve, duke gërmuar nëpër rrënoja me duar.

 "Dëgjova shpërthimin dhe dola në rrugë. Çfarë tragjedie, e njoh këtë familje, babai u shpëtua sepse po bëhej gati të shkonte në punë", thotë një fqinj që është gjendur pranë familjes pasi ndodhi shpërthimi.

Në vendngjarje ndodhej edhe prefekti Michele Di Bari me nënkolonelin e karabinierëve Paolo Leoncin. Karabinierët kanë ndërhyrë të parët pasi në zonë ndodhej për fat dhe një patrullë./La Republicca

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament