Shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë, thellohet tragjedia për familjen Gjoka! Pas dy vajzave, humb jetën edhe nëna! I vetmi i mbijetuar djali 12-vjeçar

Shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë, thellohet tragjedia për familjen Gjoka! Pas dy vajzave, humb jetën edhe nëna! I vetmi i mbijetuar djali 12-vjeçar

Në foto Klarisa e Daniela Gjoka dhe nëna e tyre, Alketa që humbën jetën nga shpërthimi

Thellohet tragjedia për familjen Gjoka në Lezhë pas shpërthimit të bombolës në hotelin e tyre në Velipojë. Ditën e sotme ka ndërruar jetë në Itali si pasojë e plagëve të marra kryefamiljarja Alketa Gjoka, e cila pavarësisht kujdesit të mjekëve prej muajsh, nuk mundi të mbijetonte.

Alketa është viktima e tretë në familjen Gjoka, ndërsa më përpara kanë humbur jetën edhe dy vajzat e saj, Daniela 19 vjeçe dhe Klarisa 15 vjeçe. Nga shpërthimi, i vetmi i mbijetuar i cili po ashtu ndodhet në spital në Itali është djali 12 vjeçar, gjendja shëndetësore e të cilit është përmirësuar.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u regjistrua mëngjesin e 4 korrikut në hotelin e familjes Gjoka në Velipojë, ku mbetën të plagosur Klarisa Gjika 15 vjeç, Danjela Gjoka 19 vjeç, Enriko Gjoka  12 vjeç dhe Alketa Gjoka 40 vjeç, por fatkeqësisht tre gratë e familjes nuk mundën të mbijetonin. 

Për ngjarjen policia arrestuoi Petrit Mollajn, tregtar gazi, sepse dyshohet se ai i shiti gazin familjes Gjoka në Velipojë. Mollaj, 46-vjeç, banues në Shkodër, tregtonte gaz në kundërshtim me ligjin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

LIVE- Mblidhet Komisioni Hetimor për TIMS, sot miratohen kërkesa për informacion

LIVE- Mblidhet Komisioni Hetimor për TIMS, sot miratohen kërkesa për informacion