Një person ka vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar pas shpërthimit të një vullkani në ishullin Java të Indonezisë, thanë zyrtarët.
Banorët e fshatrave pranë janë parë duke ikur nga një shtëllungë gjigante e hirit vullkanik, që arriti deri në 15,000 metra në qiellin mbi provincën e Javës Lindore.
Vullkani në Malin Semeru shpërtheu në orën 14:30 sipas kohës lokale. Zyrtarët thanë se të plagosurit kanë pësuar djegie.
“Është një gjendje shumë urgjente që prej se shpërtheu vullkani”, tha zyrtari Thoriqul Haq.
Indah Masad, zyrtare në qarkun Lumajang tha se numri i të lënduarve është të paktën 41 persona dhe tha se ata kanë pësuar djegie. Por, Agjencia për Katastrofa në Indonezi tha se 35 persona po trajtohen në spitalet lokale.
Rrugët dhe urat janë dëmtuar dhe tymi i madh që ka kapluar zonën po pengon punën e ekipeve të shpëtimit dhe evakuimit. Zyrtarët ngritën çadra për evakuim jashtë perimetrit prej pesë kilometrash nga krateri i vullkanit.
Semeru është një prej mbi 120 vullkaneve aktive në Indonezi, që gjendet në Azinë Juglindore dhe ndërmjet Oqeanit Indian e atij Paqësor. Semeru shpërtheu edhe në muajin janar, por nuk u raportua për viktima.
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.1%
-
Jo
73.3%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 1071
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Shpërthen vullkani në Indonezi, 11 viktima
4 Dhjetor 2023, 08:59
-
Humbën jetën 200 fëmijë, 9 vite burg për prodhuesin e shurupit të kollës në Indonezi
2 Nëntor 2023, 09:46
-
Indonezia ndalon shitjet në platformat e mediave sociale
28 Shtator 2023, 07:38
-
Kina paralajmëron rrezikun e 'Luftës së re të Ftohtë' në samitin ASEAN
6 Shtator 2023, 18:51
-
‘Viza të arta’ në Indonezi, për të joshur investitorët e huaj
3 Shtator 2023, 11:07
-
Rrumbullaku pret delegacionin nga Indonezia: Urë bashkëpunimi kundër trafikut të drogës
23 Gusht 2023, 18:05
-
Indonezia i paguan Turqisë 300 milionë dollarë për të blerë 12 dronë
1 Gusht 2023, 19:17
-
Hapet panairi më i madh i industrisë në botë në Hanover teksa bota përballet me mungesën e fuqisë punëtore
16 Prill 2023, 11:51
-
Shpërthen Vullkani Merapi në Indonezi, VIDEO nga momenti kur ngrihen 7 km hi
11 Mars 2023, 17:33
-
E frikshme në Indonezi/ Një burrë merr gruan e tij dhe e hedh nga trageti (VIDEO)
8 Mars 2023, 16:17
-
Indonezi/ Gra që punësohen për të rrahur gra, ja cili është vendi ku dënimet kryhen nga e njëjta gjini
29 Dhjetor 2022, 18:22
-
Indonezia miraton kodin penal që ndalon marrëdhëniet seksuale te çiftet e pamartuara: Personat dënohen me 1 vit burg
6 Dhjetor 2022, 10:41